Jobi
27 Jobi vazhdoi me shprehje të tjera proverbiale:+
2 «Ashtu siç është e vërtetë që rron Perëndia,+ që e fshiu drejtësinë time,+
dhe siç është e vërtetë që rron i Plotfuqishmi, që ma hidhëroi shpirtin,+
3 derisa të kem frymë brenda meje,
dhe në flegrat e mia të jetë fryma e Perëndisë,+
4 nga buzët e mia nuk do të dalë asnjë padrejtësi,
dhe gjuha ime nuk do të thotë asnjë mashtrim!
5 As që e çoj nëpër mend t’ju shpall të drejtë!+
Nga integriteti im nuk do të heq dorë+ gjersa të vdes.
6 Mbahem fort pas drejtësisë sime dhe nuk do ta lë.+
Zemra nuk do të më qortojë për asnjë nga ditët e mia.+
10 Mos vallë do të gjejë kënaqësi të thellë tek i Plotfuqishmi?
Mos do t’i thërrasë Perëndisë në çdo kohë?
14 Edhe nëse bijtë e tij shtohen, do të shkojnë në teh të shpatës.+
Pasardhësit e tij s’do të ngopen me bukë.
15 Ata që mbeten prej tij, do të shkojnë në varr nga një sëmundje vdekjeprurëse,
e vejushat e tyre nuk do të derdhin lot.+
16 Edhe sikur ta grumbullojë argjendin si pluhurin,
dhe të bëjë rroba me bollëk, siç është balta,
17 vërtet ai do t’i bëjë, por do t’i veshë i drejti.+
Nga argjendi i tij do të marrë i pafajshmi.