Dirigjuesit. Psalm i Davidit. Këngë.
109 Mos hesht, ti,+ o Perëndia që unë lëvdoj!+
2 Sepse i ligu dhe mashtruesi hapin gojën kundër meje+
dhe flasin për mua me gjuhë gënjeshtare.+
3 Më rrethojnë me fjalë urrejtjeje+
dhe më luftojnë pa shkak.+
4 Për dashurinë që tregoj, më akuzojnë,+
por unë të lutem ty.+
5 Ma kthejnë të mirën me të keqe+
dhe dashurinë me urrejtje.+
6 Vendos një njeri të lig mbi armikun tim,
një akuzues+ le të qëndrojë në të djathtë të tij.
7 Kur të gjykohet, le të shpallet i lig,
dhe lutja e tij qoftë si mëkat!+
8 Ditët e tij qofshin të pakta+
dhe tjetërkush ia marrtë detyrën e mbikëqyrjes!+
9 Bijtë i mbetshin jetimë+
dhe gruaja iu bëftë vejushë!+
10 Bijtë e tij do të enden lart e poshtë.+
Ata do të lypin,
e do të dalin nga rrënojat që të kërkojnë ushqim.+
11 Gjithë sa ka, ia marrtë fajdexhiu me dredhi,+
dhe frytin e mundit të tij e grabittë+ i huaji!+
12 Askush mos i tregoftë dashamirësi+
dhe askush mos u dhëntë hir jetimëve të tij!
13 Brezat e tij të ardhshëm u shfarosshin!+
Emri i tyre u shoftë që në brezin tjetër!+
14 Jehovai kujtoftë fajet e paraardhësve të tij,+
dhe mëkatet e nënës së tij+ mos u shofshin!+
15 Qofshin ato para Jehovait përherë!+
Ai e shoftë kujtimin e këtyre të ligjve nga toka,+
16 se i ligu nuk u kujtua të tregonte dashamirësi,+
por e përndoqi të munduarin dhe të varfrin,+
dhe zemërbrengosurin e vrau.+
17 Ai e deshi mallkimin,+ dhe ky i ra mbi kokë!+
Nuk e deshi bekimin,+
prandaj bekimi u largua prej tij.+
18 Si rrobë e veshi mallkimin,+
prandaj ky i hyri përbrenda si uji+
dhe si vaji në kocka.
19 Qoftë për të si një rrobë që e mbështjell+
dhe si një brez, të cilin ai e mban përherë ngjeshur!+
20 Kështu i shpaguan Jehovai ata që më akuzojnë+
dhe ata që thonë të liga kundër shpirtit tim.+
21 Por ti o Jehova, je Zotëria Sovran!+
Më ndihmo për hir të emrit tënd!+
Më çliro, sepse dashamirësia jote është e mirë!+
22 Sepse unë jam i munduar dhe i varfër,+
e zemrën ma shpojnë dhembjet.+
23 Unë kam për t’u zhdukur, si hija që zvogëlohet,+
më kanë shkundur si të isha karkalec.
24 Gjunjët më dridhen nga agjërimi.+
Trupi im u tret dhe s’ka pikë vaji.+
25 Jam shënjestra e poshtërimeve+ të tyre.
Kur më shohin, tundin kokën.+
26 Më ndihmo, o Jehova, Perëndia im.+
Më shpëto sipas dashamirësisë sate.+
27 Le ta dinë se kjo është dora jote,+
se ti, o Jehova, e ke bërë gjithë këtë.+
28 Ata le të mallkojnë,+
por ti më beko.+
Janë ngritur kundër meje, por u turpërofshin!+
Kurse shërbëtori yt le të gëzojë!+
29 Ata që më akuzojnë, i mbuloftë poshtërimi!+
Turpi i mbështjelltë si pelerinë!+
30 Me gojën time do ta përlëvdoj shumë Jehovain,+
dhe do t’i jap lavdi mes morisë së njerëzve.+
31 Sepse ai qëndron në të djathtë të të varfrit,+
për ta shpëtuar nga ata që e gjykojnë.