Psalmet 114 Kur Izraeli doli nga Egjipti,+kur shtëpia e Jakobit u largua nga një popull me gjuhë të pakuptueshme,+ 2 Juda u bë vendi i Tij i shenjtë+dhe Izraeli mbretëria e Tij e madhërishme.+ 3 Deti pa dhe ia mbathi.+Jordani u kthye pas.+ 4 Malet u hodhën si desh+dhe kodrat si qengja. 5 Ç’pate ti, o det, që ia mbathe+dhe ti, o Jordan, që u ktheve pas?+ 6 Ç’patët ju, o male, që u hodhët si desh+dhe ju, o kodra, që u hodhët si qengja?+ 7 Dridhu nga dhembjet, o tokë,+ për shkak të Zotërisë,për shkak të Perëndisë së Jakobit, 8 që e kthen shkëmbin në pellg me kallamishte+dhe strallin në kroje.+