Psalmet 149 Lëvdoni Jah!+Këndojini Jehovait një këngë të re,+këndojini lavde në kongregacionin e besnikëve.+ 2 Le të gëzojë Izraeli për Bërësin e tij të Madh!+Le të ngazëllojnë bijtë e Sionit për Mbretin e tyre!+ 3 Le ta lëvdojnë emrin e tij me valle+e le të këndojnë për të me dajre e harpë!+ 4 Se Jehovait i pëlqen populli i tij.+Ai i hijeshon zemërbutët me shpëtim.+ 5 Besnikët le të ngazëllojnë në lavdi,në shtratin e tyre le të brohorasin tërë gëzim!+ 6 Buzët e tyre le të këndojnë e ta ngrenë në qiell Perëndinë,+dhe në dorë paçin një shpatë me dy tehe+ 7 për t’u hakmarrë ndaj kombeve,+për të ndëshkuar popujt;+ 8 për t’i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë,+të lavdishmit e tyre me vargonj hekuri; 9 për të zbatuar mbi ta vendimin e shkruar gjyqësor!+Këtë lavdi do të kenë tërë besnikët e tij.+Lëvdoni Jah!+