Psalmet Këngë e Davidit. 23 Jehovai është Bariu+ im.Nuk do të më mungojë asgjë.+ 2 Ai më çon të shtrihem në livadhe plot bar,+më çon të prehem në vende të ujitura mirë,+ 3 dhe ma freskon shpirtin.+Për hir të emrit të tij, më prin nëpër shtigjet e drejtësisë.+ 4 Edhe sikur të eci nëpër luginën e territ,+nuk do të kem frikë nga asgjë e keqe,+sepse ti je me mua.+Shkopi dhe thupra jote më ngushëllojnë.+ 5 Ti më shtron një tryezë përpara armiqve të mi.+Kokën ma lyen me vaj;+kupa ime është e mbushur plot.+ 6 Mirësia dhe dashamirësia do të më shoqërojnë çdo ditë të jetës sime,+dhe do të kem ditë të gjata në shtëpinë e Jehovait.+