Psalmet
Dirigjuesit. Psalm i bijve të Korahut.+ Për «Vashëzat». Këngë.
2 Ja pse s’do të kemi frikë, edhe sikur toka të shndërrohet,+
edhe sikur malet të lëkunden e të bien në zemër të detit të paanë,+
3 edhe sikur ujërat e tij të zhurmojnë e të nxjerrin shkumë,+
edhe sikur malet të tunden nga tërbimi i tij.+ Selah.
4 Është një lumë, rrëketë e të cilit e gëzojnë qytetin e Perëndisë,+
tabernakullin e madhërishëm dhe më të shenjtë të Më të Lartit.+
5 Perëndia është në mes të qytetit;+ ky nuk do të lëkundet.+
Perëndia do ta ndihmojë me të rënë drita e mëngjesit.+
9 Ai i pushon luftërat deri në skaj të dheut;+
thyen harkun dhe e bën copë-copë heshtën;+
karrocat i djeg në zjarr.+