Lutje e Davidit.
86 Ktheje veshin, o Jehova, e m’u përgjigj,+
se jam i munduar dhe i varfër.+
2 Ruaje shpirtin tim, se jam besnik.+
Ti je Perëndia im, ndaj shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.+
3 Jepmë hir, o Jehova,+
se ty të thërras gjatë gjithë ditës.+
4 Gëzoje shpirtin e shërbëtorit tënd,+
sepse drejt teje, o Jehova, e ngre shpirtin tim.+
5 Se ti, o Jehova, je i mirë+ dhe gati të falësh.+
Ti tregon dashamirësi të madhe ndaj tërë atyre që të thërrasin.+
6 Vërja veshin lutjes sime, o Jehova,+
dhe kushtoju vëmendje përgjërimeve të mia.+
7 Ditën kur të jem në ankth, do të të thërras,+
sepse ti do të më përgjigjesh.+
8 O Jehova, nuk ka asnjë si ti ndër perënditë,+
nuk ka as vepra si të tuat.+
9 Të gjitha kombet që ke bërë, do të vijnë+ e
do të përkulen para teje, o Jehova,+
dhe emrit tënd do t’i japin lavdi.+
10 Se ti je i madh e bën gjëra të mahnitshme;+
ti, vetëm ti, je Perëndi.+
11 Mësomë, o Jehova, udhën tënde.+
Unë do të eci në të vërtetën tënde.+
Bashkoje zemrën time, që t’i frikësohet emrit tënd.+
12 Me gjithë zemër të përlëvdoj, o Jehova, Perëndia im,+
përjetë do t’i jap lavdi emrit tënd,
13 se ti më tregon dashamirësi të madhe,+
e shpirtin ma çlirove nga Sheoli, nga skuta e tij më e thellë.+
14 O Perëndi, arrogantët u ngritën kundër meje.+
Asambleja e tiranëve kërkoi shpirtin tim,+
dhe nuk deshën t’ia dinin për ty.+
15 Por ti, o Jehova, je Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh,+
nuk zemërohesh shpejt,+ dhe je plot dashamirësi e besnikëri.+
16 Kthehu nga unë e më jep hir.+
Jepi shërbëtorit tënd forcën që vjen nga ti+
dhe shpëtoje birin e skllaves sate.+
17 Bëj për mua një shenjë që tregon mirësi,
që, kush më urren, ta shohë e turp t’i vijë.+
Se ti, o Jehova, më ke ndihmuar e më ke ngushëlluar.+