Këngë e bijve të Korahut. Dirigjuesit për Mahalath, për të dhënë përgjigje. Maskil i Hemanit,+ ezrahitit.
88 O Jehova, Perëndi i shpëtimit tim,+
ditën të thërras,+
edhe natën po ashtu.+
2 Lutja ime do të vijë para teje.+
Ktheje veshin nga britma ime përgjëruese;+
3 se shpirti im ka hequr mjaft të zeza,+
e jeta ime po i afrohet Sheolit.+
4 Jam mes atyre që futen në gropë;+
jam bërë si një burrë truplidhur pa pikë force,+
5 i lirë si të vdekurit,+
si të vrarët e shtrirë në varr,+
që ti nuk i kujton më
e janë shkëputur nga dora jote që ndihmon.+
6 Më fute në gropën më të thellë,
në skuta të errëta, në një humnerë të madhe.+
7 Mbi mua u derdh tërbimi yt,+
dhe me tërë ato dallgë që shkulmojnë, më mundove.+ Selah.
8 Të njohurit e mi i largove nga unë;+
më bëre shumë të pështirë për ta.+
Mua më mban të mbyllur e nuk mund të dal.+
9 Sytë më vagëllojnë nga mundimi.+
Gjithë ditën e ditës të thërras ty, o Jehova;+
drejt teje i shtrij duart.+
10 Mos do të bësh ndonjë mrekulli për të vdekurit?+
Ata që vdekja i bëri të pafuqishëm, a do t’i ngresh vallë?+
A do të të përlëvdojnë ata?+ Selah.
11 A do të shpallet dashamirësia jote në varr,
dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?+
12 Mos do të njihet mrekullia jote në errësirë,+
ose drejtësia jote në vendin e harresës?+
13 Por prapëseprapë, o Jehova, ty të thërras për ndihmë,+
çdo mëngjes të drejtoj lutjen time.+
14 Pse, vallë, o Jehova, e hedh tej shpirtin tim?+
Pse ma fsheh fytyrën tënde?+
15 Që nga djalëria kam qenë i munduar, dhe shpesh në prag të vdekjes;+
sa e sa tmerre kam parë prej teje.+
16 Shkëndijat e zemërimit tënd të zjarrtë kaluan përmbi mua;+
nga tmerret që vinin prej teje, gati po vdisja.+
17 Si ujërat më rrethuan gjatë gjithë ditës,+
më qarkuan të gjithë njëherësh.
18 Largove nga unë miq e shokë,+
e njohura ime është veç errësira.+