97 Jehovai është bërë mbret!+ Le të gëzojë toka!+
Le të ngazëllojnë ishujt e shumtë!+
2 Retë dhe terri i zi janë rreth e qark tij.+
Drejtësia dhe gjykimi janë vendi themelfortë i fronit të tij.+
3 Përpara tij shkon një zjarr+
dhe përpin kundërshtarët që ka rreth e qark.+
4 Rrufetë e tij shndritën dheun;+
toka pa, e dhembje të forta ndjeu.+
5 Malet shkrinë porsi dyll para Jehovait,+
para Zotërisë së tërë dheut.+
6 Qiejt flasin për drejtësinë e tij,+
dhe tërë popujt kanë parë lavdinë e tij.+
7 Të gjithë ata që i shërbejnë ndonjë shëmbëlltyre të gdhendur, u turpërofshin!+
U turpërofshin të gjithë ata që mburren me perëndi të kota!+
Përkuluni përpara tij, tërë ju perëndi!+
8 Sioni dëgjoi e zuri të gëzojë.+
Fshatrat e Judës ishin gjithë hare,+
falë vendimeve të tua gjyqësore, o Jehova.+
9 Se ti, o Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.+
Vendi ku je ngjitur, është shumë i lartë, përmbi tërë perënditë e tjera.+
10 Ju që doni Jehovain,+ urreni të keqen.+
Ai e ruan shpirtin e besnikëve të tij,+
dhe i çliron nga dora e të ligjve.+
11 Drita vetëtiu për të drejtin,+
dhe gëzimi për ata që kanë zemër të drejtë.+
12 Gëzoni falë Jehovait, ju o të drejtë,+
dhe falënderojeni për kujtimin e tij të shenjtë!+