Proverbat
21 Zemra e mbretit është si rrëketë e ujit në dorën e Jehovait.+ Ai e kthen atë nga t’i pëlqejë.+
2 Çdo udhë e tij i duket e drejtë njeriut,+ por Jehovai vlerëson zemrat.+
3 Të zbatosh drejtësinë dhe gjykimin pëlqehet nga Jehovai më shumë se flijimet.+
4 Sytë krenarë dhe zemra arrogante,+ që janë llamba e të ligjve, janë mëkate.+
5 Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim,+ por kush është i nxituar, me siguri shkon drejt skamjes.+
6 Thesaret që merren me një gjuhë gënjeshtare, janë si avull i çuar tutje+ për ata që kërkojnë vdekjen.+
7 Të ligjtë do të hiqen zvarrë nga grabitjet që kanë bërë vetë,+ sepse nuk kanë pranuar të veprojnë me drejtësi.+
8 Udha e një të huaji është dredharake,+ por njeriu i kulluar është i drejtë në veprimtarinë e tij.+
9 Më mirë të banosh në qoshe të tarracës,+ se në të njëjtën shtëpi me një grua që ndez grindje.+
10 Shpirti i të ligut digjet për atë që është e keqe;+ në sytë e tij nuk gjen hir as shoku i vet.+
11 Kur gjobitet tallësi, i papërvoji bëhet i mençur,+ dhe kur fiton gjykim të thellë, i mençuri përfiton njohuri.+
12 I drejti e heton shtëpinë e të ligut,+ duke i rrëzuar të ligjtë në gjëmën e tyre.+
13 Kush i mbyll veshët para britmës së ankimit të të varfërve,+ do të thërrasë edhe ai, por nuk do të marrë përgjigje.+
14 Dhurata e bërë në fshehtësi, e zbut zemërimin,+ dhe ryshfeti që futet fshehurazi në gji,+ e zbut tërbimin e fortë.
15 Për të drejtin është gëzim të veprojë me drejtësi,+ por për ata që bëjnë të këqija është diçka e tmerrshme.+
16 Kush del nga udha e gjykimit të thellë,+ do të prehet mes atyre që vdekja i ka bërë të pafuqishëm.+
17 Kush i do qejfet, do të jetë në skamje.+ Kush e do verën dhe vajin, nuk do të fitojë pasuri.+
18 I ligu është shpërblesë për të drejtin,+ dhe ai që vepron pabesisht, zë vendin e të drejtëve.+
19 Më mirë të banosh në shkretëtirë, se i acaruar me një grua që ndez grindje.+
20 Thesare të dëshirueshme dhe vaj gjenden në banesën e të mençurit,+ por njeriu budalla i shpërdoron.+
21 Ai që ndjek drejtësinë+ dhe dashamirësinë, do të gjejë jetë, drejtësi dhe lavdi.+
22 Njeriu i mençur ngjitet në qytetin e burrave të fuqishëm, që të shembë forcën ku qëndron siguria e tij.+
23 Kush e mban gojën dhe gjuhën, ruan shpirtin e vet nga ankthet.+
24 Ai që vepron me furinë e arrogancës* quhet: arrogant, mburracak mendjemadh.+
25 Dëshirat e veta të zjarrta e vrasin përtacin, pasi duart e tij s’kanë pranuar të punojnë.+ 26 Gjithë ditën ka dëshiruar me zjarr, kurse i drejti jep dhe s’mban asgjë.+
27 Flijimi i të ligjve është i pështirë.+ Aq më tepër kur dikush e sjell për të shlyer sjelljen e vet të shthurur!+
28 Dëshmitari që gënjen, do të vdesë,+ por njeriu që dëgjon, do të flasë përgjithmonë.+
29 Njeriu i lig merr një pamje të pacipë,+ kurse njeriu i drejtë i bën të patundura udhët e tij.+
30 Nuk ka as mençuri, as aftësi dalluese, as këshillë kundër Jehovait.+
31 Kali përgatitet për ditën e betejës,+ por shpëtimi i përket Jehovait.+