Ezekieli
10 Unë shihja akoma dhe ja, mbi sipërfaqen+ që ishte sipër kokave të kerubinëve, kishte diçka si gur safiri,+ që ngjante me pamjen e një froni.+ 2 Që andej, një zë i tha burrit të veshur me rroba liri:+ «Shko poshtë kerubinëve mes rrotave që rrotullohen+ dhe mbushi të dyja duart me thëngjij+ të ndezur, nga ata që janë mes kerubinëve, dhe hidhi mbi qytet.»+ Dhe ai shkoi para syve të mi.
3 Kur burri shkoi, kerubinët rrinin në të djathtë të shtëpisë dhe reja po mbushte oborrin e brendshëm.+ 4 Lavdia e Jehovait+ ishte ngritur nga kerubinët dhe kishte shkuar te pragu i shtëpisë. Shtëpia u mbush pak nga pak me renë,+ kurse oborri u mbush me shkëlqimin e lavdisë së Jehovait. 5 Zhurma e krahëve të kerubinëve+ u dëgjua deri në oborrin e jashtëm, si kumbimi i zërit të Perëndisë së Plotfuqishëm kur flet.+
6 Ai e urdhëroi burrin e veshur me rroba liri: «Merr zjarr mes rrotave që rrotullohen, mes kerubinëve», dhe ai shkoi e u ndal afër një rrote. 7 Atëherë njëri nga kerubinët zgjati dorën drejt zjarrit+ që ishte mes tyre,+ e mori dhe ia vuri në duar burrit të veshur me rroba liri,+ i cili pasi e mori, iku. 8 Poshtë krahëve, kerubinët dukej sikur kishin diçka që ngjante si dorë njeriu.+
9 Unë shihja akoma dhe ja, afër kerubinëve kishte katër rrota, nga një rrotë afër secilit kerubin.+ Rrotat rrëzëllenin si gur krizoliti. 10 Për nga pamja, të katra dukeshin njësoj, si një rrotë e futur në mes* të një rrote tjetër.+ 11 Kur ecnin, ato shkonin në cilindo nga të katër drejtimet, duke mos u kthyer në një drejtim tjetër gjatë ecjes, sepse ndiqnin drejtimin e fytyrave të kerubinëve. Kur ecnin, nuk ndryshonin drejtim.+ 12 Tërë trupi i tyre, shpina, duart dhe krahët, si edhe rrotat ishin plot me sy rreth e qark.+ Të katër kishin rrotën e vet. 13 Unë dëgjova një zë që u tha rrotave: «Nisuni, o rrota që rrotulloheni!»
14 Secila krijesë kishte katër fytyra.+ Fytyra e parë ishte fytyrë kerubini, e dyta fytyrë njeriu,+ e treta fytyrë luani dhe e katërta fytyrë shqiponje.+
15 Kerubinët u ngritën+—ishin po ato krijesa të gjalla që kisha parë afër lumit Kebar.+ 16 Kur kerubinët lëviznin, edhe rrotat shkonin afër tyre.+ Kur kerubinët ngrinin krahët për t’u ngritur nga toka, rrotat nuk ndryshonin drejtim, por qëndronin afër tyre.+ 17 Kur ata ndaleshin, ndaleshin edhe rrotat. Kur ata ngriheshin,+ ngriheshin edhe ato bashkë me ta, sepse fryma që vepronte te krijesat e gjalla, ishte në to.+
18 Lavdia+ e Jehovait u largua nga pragu i shtëpisë dhe u ndal mbi kerubinët.+ 19 Pastaj kerubinët ngritën krahët dhe u ngritën nga toka+ para syve të mi. Kur ata po largoheshin, edhe rrotat ishin afër tyre. Ata u ndalën te hyrja e portës së shtëpisë së Jehovait, që shikonte nga lindja, dhe lavdia e Perëndisë së Izraelit qëndronte lart, sipër tyre.
20 Këto ishin krijesat e gjalla+ që kisha parë poshtë Perëndisë së Izraelit, afër lumit Kebar,+ dhe e kuptova se kishin qenë kerubinë. 21 Të katra kishin secila nga katër fytyra+ dhe nga katër krahë. Poshtë krahëve kishin diçka që ngjante si dorë njeriu. 22 Fytyrat e tyre dukeshin si fytyrat që kisha parë afër lumit Kebar, tamam si ato.+ Kerubinët shkonin secili drejt përpara.+