Amosi
2 Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e Moabit,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ai dogji eshtrat e mbretit të Edomit për t’i kthyer në gëlqere.+ 2 Prandaj do të dërgoj një zjarr në Moab, dhe ai do të përpijë kullat e Keriotit.+ Moabi do të shuhet mes zhurmës, mes kushtrimit për luftë dhe tingullit të bririt.+ 3 Do të shfaros gjykatësin që gjendet atje dhe të gjithë princat e tij do t’i vras bashkë me të’,+—thotë Jehovai.
4 Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e Judës,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ata njerëz e hedhin poshtë ligjin e Jehovait+ dhe nuk i zbatojnë rregullat e tij. Gënjeshtrat+ që ndoqën paraardhësit e tyre, i çuan në rrugë të gabuar.+ 5 Prandaj do të dërgoj një zjarr në Judë dhe ai do të përpijë kullat e Jerusalemit.’+
6 Kështu thotë Jehovai: “Për tri rebelimet e Izraelit,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ata njerëz e shesin të drejtin për argjend dhe të varfrin me çmimin e një palë sandalesh.+ 7 Ata mezi presin të shohin pluhurin e tokës mbi kokat e të varfërve+ dhe çojnë në udhë të shtrembër ata që janë zemërbutë.+ Babë e bir shkojnë tek e njëjta vajzë+ që të përdhosin emrin tim të shenjtë.+ 8 Ata shtrihen pranë çdo altari+ mbi rroba të marra peng+ dhe, në shtëpinë e perëndive të tyre, pinë verën e atyre që kanë gjobitur.+
9 Për shkak të tyre unë shfarosa amoritët,+ që ishin të gjatë sa cedrat dhe të fortë sa pemët e mëdha.+ Shkatërrova frytin e tyre lart dhe rrënjët e tyre poshtë.+ 10 Unë ju nxora nga Egjipti+ dhe ju vura të ecnit dyzet vjet nëpër shkretëtirë,+ që të shtinit në dorë vendin e amoritëve.+ 11 Nxora profetë nga bijtë tuaj+ dhe nazirej+ nga të rinjtë tuaj. A nuk duhej të veproja kështu me ju, o bij të Izraelit?—thotë Jehovai.
12 Por ju u jepnit verë nazirejve+ dhe i urdhëruat profetët: ‘Mos profetizoni.’+ 13 Unë do ta tund tokën nën këmbët tuaja, ashtu si tundet qerrja e ngarkuar me duaj. 14 I shpejti nuk do të ketë vend ku të ikë,+ i forti nuk do të bëhet edhe më i fortë, i fuqishmi nuk do ta shpëtojë shpirtin e tij.+ 15 Asnjë harkëtar nuk do të mbetet në këmbë, asnjë këmbëshpejtë nuk do të shpëtojë dhe asnjë kalorës mbi kalë nuk do ta shpëtojë shpirtin e tij.+ 16 Atë ditë, edhe ai që është zemërluan do t’ia mbathë lakuriq”,+—thotë Jehovai.