Amosi
5 O shtëpi e Izraelit, dëgjoji këto fjalë që po them për ju si një këngë të përvajshme:+
2 ‘Virgjëresha,+ Izraeli, ka rënë,+
e më nuk ngrihet dot.+
Është lënë përdhe në tokën e vet,
dhe askush nuk e ngre.’+
3 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Qyteti që dilte në luftë me një mijë njerëz, do të mbetet me njëqind. Ai që dilte me njëqind, do të mbetet me dhjetë. Kështu do t’i ndodhë shtëpisë së Izraelit.’+
4 Sepse Jehovai i tha shtëpisë së Izraelit: ‘Më kërkoni,+ e do të jetoni.+ 5 Mos kërkoni Bethelin,+ mos shkoni në Gilgal,+ mos kaloni në Beer-Shebë,+ sepse Gilgali do të çohet në mërgim,+ kurse Betheli do të kthehet në një vend të mistershëm që të kall datën.+ 6 Kërkoni Jehovain, e do të jetoni.+ Përndryshe ai do të ndizet si zjarr,+ o shtëpi e Jozefit,+ e do të të përpijë. Në Bethel nuk do të ketë asnjeri që ta shuajë,+ 7 o ju që i ktheni vendimet e drejta në pelin+ dhe e hidhni drejtësinë përtokë.+ 8 Ai që bëri yjësinë Kimah+ dhe Kesil,+ Ai që e kthen terrin+ në agim, Ai që e ka bërë ditën të errët si nata,+ Ai që i thërret ujërat e detit për t’i derdhur mbi faqen e dheut,+ e ka emrin Jehova.+ 9 Ai sjell rrufeshëm plaçkitjen mbi të fortin, që vendet e fortifikuara të plaçkiten.
10 Ju e urreni atë që qorton te porta+ dhe keni neveri për atë që flet drejt.+ 11 Prandaj, meqë i merrni qira të madhe të përvuajturit për fermën dhe kërkoni nga ai edhe haraçin në drithë,+ ju nuk do t’i gëzoni shtëpitë me gurë të latuar që ndërtuat+ dhe nuk do të pini verë nga vreshtat e mrekullueshëm që mbollët.+ 12 Sepse unë e di se sa shumë u rebeluat+ dhe se sa të rënda janë mëkatet tuaja,+ o ju që i bini në qafë të drejtit,+ që merrni çmimin e heshtjes+ dhe që i vini bërrylin të varfrit+ kur vjen te porta.+ 13 Prandaj, ai që ka gjykim të thellë, në atë kohë do të heshtë, sepse do të jetë kohë gjëme.+
14 Kërkoni të mirën dhe jo të keqen,+ që të jetoni+ dhe që Jehovai, Perëndia i ushtrive, të jetë me ju, ashtu si thoni ju.+ 15 Urreni të keqen, doni të mirën+ dhe le të mbizotërojë drejtësia te porta.+ Ndoshta Jehovai, Perëndia i ushtrive, do t’u japë hir+ atyre që kanë mbetur nga Jozefi.’+
16 Prandaj, kështu thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive, po, vetë Jehovai: “Në të gjitha sheshet do të vajtohet+ dhe në të gjitha rrugët njerëzit do të thonë: ‘Medet, medet!’ Atëherë do të thërrasin bujkun që të mbajë zi,+ dhe vajtuesit që të vajtojnë.+ 17 Në të gjithë vreshtat do të vajtohet,+ sepse unë do të kaloj përmes teje,+—thotë Jehovai.
18 Mjerë ata që e dëshirojnë me zjarr ditën e Jehovait!+ Çfarë do të jetë për ju dita e Jehovait?+ Do të jetë terr, dhe jo dritë.+ 19 Do të jetë si atëherë kur dikush i ikën luanit, por i del para një ari; hyn në shtëpi, e vë dorën në mur dhe e kafshon gjarpri.+ 20 A nuk do të jetë dita e Jehovait ditë terri, e jo drite? Errësirë e plotë pa asnjë rreze drite?+ 21 Unë i urrej, nuk i miratoj festat tuaja+ dhe nuk kënaqem me aromën e flijimeve tuaja, që ngrihet nëpër asamble solemne.+ 22 Edhe sikur të më bëni blatime të plota të djegura,+ unë nuk do të kënaqem me blatimet tuaja+ dhe as që do t’ua hedh sytë flijimeve të kafshëve të majme që bëni në bashkësi.+ 23 Ma largoni zhurmën e këngëve tuaja! Të mos e dëgjoj më melodinë e veglave tuaja me tela!+ 24 Le të rrjedhë drejtësia si uji+ dhe e drejta si një përrua i pashtershëm!+ 25 Mos vallë më sollët flijime dhe blatime kur ishit për dyzet vjet në shkretëtirë, o shtëpi e Izraelit?+ 26 Ju do të mbani Sakutin, mbretin tuaj,+ dhe Kaivanin, shëmbëlltyrat që i bëtë për perëndinë tuaj yll.+ 27 Unë do t’ju çoj në mërgim matanë Damaskut’,+—thotë ai që e ka emrin Jehova, Perëndia i ushtrive.+