Romakëve
7 A ka mundësi që të mos e dini, vëllezër, (po u flas atyre që e njohin ligjin) se Ligji është zot mbi një njeri për aq kohë sa ky jeton?+ 2 Për shembull, një grua e martuar është e lidhur me ligj me burrin derisa ai të jetë gjallë, por po t’i vdesë burri, ajo është e zgjidhur nga ligji i burrit.+ 3 Kështu, ndërkohë që burri jeton, ajo do të quhej kurorëshkelëse po të bëhej e një burri tjetër.+ Por, në qoftë se burri i vdes, ajo është e lirë nga ligji i tij, prandaj nuk është kurorëshkelëse po të bëhet e një burri tjetër.+
4 Kështu, vëllezërit e mi, edhe ju u bëtë të vdekur për sa i përket Ligjit,+ nëpërmjet trupit të Krishtit, që të bëheshit të një tjetri,+ të atij që u ngrit nga të vdekurit,+ që ne të jepnim fryt+ për Perëndinë. 5 Sepse kur ishim sipas mishit,+ pasionet mëkatare që nxiteshin nga Ligji, vepronin në gjymtyrët tona, që të jepnim fryt për vdekjen.+ 6 Ndërsa tani jemi zgjidhur nga Ligji,+ sepse kemi vdekur+ për atë që na mbante të lidhur, që të jemi skllevër+ në një kuptim të ri sipas frymës,+ e jo në kuptimin e vjetër sipas kodit të shkruar.+
7 Ç’të themi pra? Mos vallë Ligji është mëkat?+ Kurrë mos qoftë! Në të vërtetë, unë s’do ta kisha njohur mëkatin,+ po të mos ishte Ligji. Për shembull, s’do ta kisha njohur lakminë,+ sikur Ligji të mos thoshte: «Mos lakmo.»+ 8 Por mëkati, duke marrë shkas nga urdhërimi,+ prodhoi tek unë lakmi të çdo lloji, sepse pa ligj mëkati ishte i vdekur.+ 9 Në të vërtetë, dikur unë isha gjallë pa ligjin,+ por kur mbërriti urdhërimi,+ mëkati u kthye sërish në jetë, kurse unë vdiqa.+ 10 Urdhërimi që ishte për jetën,+ më doli për vdekjen.+ 11 Sepse mëkati, duke marrë shkas nga urdhërimi, më joshi+ dhe me anë të tij më vrau. 12 Kurse Ligji është i shenjtë+ dhe urdhërimi është i shenjtë, i drejtë+ e i mirë.+
13 Mos vallë ajo që është e mirë, u bë vdekje për mua? Kurrë mos qoftë! Kurse mëkati u bë, që të dukej mëkat që sjell vdekje për mua, nëpërmjet asaj që është e mirë,+ që mëkati të dukej edhe më i rëndë nëpërmjet urdhërimit.+ 14 Sepse ne e dimë që Ligji është frymor,+ kurse unë jam mishor, i shitur që të jem skllav i mëkatit.+ 15 Unë nuk e di ç’bëj. Sepse atë që dua, nuk e praktikoj, por atë që urrej, e bëj. 16 Megjithatë, nëse bëj atë që nuk dua,+ jam dakord që Ligji është i shkëlqyer.+ 17 Mirëpo tani, nuk jam më unë që e bëj, por mëkati që banon tek unë.+ 18 Sepse e di që tek unë, domethënë në mishin tim, nuk banon asgjë e mirë.+ Aftësia për të dashur+ është brenda* meje, kurse aftësia për të bërë+ atë që është e shkëlqyer, nuk është. 19 Sepse të mirën që dua, nuk e bëj,+ por të keqen që nuk dua, e praktikoj. 20 Nëse bëj atë që nuk dua, ai që e bën, nuk jam më unë, por mëkati që banon tek unë.+
21 Në rastin tim zbulova këtë ligj: kur dua të bëj atë që është e drejtë,+ ajo që është e keqe, është brenda meje.+ 22 Në të vërtetë, njeriu+ që jam përbrenda, kënaqet+ me ligjin e Perëndisë, 23 kurse në gjymtyrët+ e mia shoh një tjetër ligj, që lufton+ kundër ligjit të mendjes+ sime e më bën rob të ligjit të mëkatit,+ që është në gjymtyrët e mia. 24 Ç’njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga trupi që i nënshtrohet kësaj vdekjeje?+ 25 Faleminderit Perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë!+ Kështu, unë vetë, me mendjen time jam skllav i ligjit të Perëndisë,+ por me mishin tim, i ligjit të mëkatit.+