1 Selanikasve
2 Pa dyshim, ju vetë e dini, vëllezër, që vizita+ jonë te ju nuk ka qenë pa fryte.+ 2 Siç e dini, pasi fillimisht vuajtëm+ dhe u trajtuam në mënyrë fyese+ në Filipi,+ morëm guxim nga Perëndia t’ju thoshim+ lajmin e mirë të Perëndisë mes shumë përpjekjesh. 3 Sepse nxitja që dëgjoni nga ne, nuk vjen nga ide të gabuara a nga motive të papastra,+ e as me mashtrim, 4 përkundrazi, ashtu si Perëndia na provoi dhe na quajti të denjë të na besohej+ lajmi i mirë, ashtu flasim, jo për t’u pëlqyer+ njerëzve, por Perëndisë, i cili shqyrton zemrat tona.+
5 Ju e dini se kurrë nuk kemi ardhur me fjalë lajkatuese+ a duke u shtirur+ nga lakmia.+ Perëndia është dëshmitar! 6 As kemi kërkuar lavdi nga njerëzit,+ jo, as nga ju e as nga të tjerët, ndonëse, si apostuj të Krishtit, mund t’ju ishim bërë barrë e madhe.+ 7 Përkundrazi, u sollëm ëmbëlsisht me ju, ashtu si nëna mënd e përkujdeset+ për fëmijët e saj. 8 Kështu, nga përzemërsia e butë për ju,+ ne patëm kënaqësinë t’ju jepnim jo vetëm lajmin e mirë të Perëndisë, por edhe vetë shpirtrat tanë,+ sepse na u bëtë të dashur.+
9 Pa dyshim, vëllezër, e mbani mend lodhjen dhe mundin tonë. Ne jua predikuam lajmin e mirë të Perëndisë, duke punuar+ natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë e madhe askujt prej jush.+ 10 Ju jeni dëshmitarë, dhe Perëndia, po ashtu, se sa besnikë, të drejtë e të pafajshëm+ u treguam me ju, besimtarët. 11 Në përputhje me këtë, ju e dini mirë se ashtu siç bën ati+ me fëmijët e tij, ne vazhdimisht nxitëm+ secilin prej jush, ju ngushëlluam e ju dhamë dëshmi, 12 që të vazhdoni të ecni+ denjësisht për Perëndinë, i cili po ju thërret+ në mbretërinë+ dhe lavdinë e tij.
13 Prandaj ne e falënderojmë Perëndinë pa pushim,+ sepse, kur e dëgjuat fjalën e Perëndisë+ nga ne, e pranuat jo si fjalë njerëzish,+ por siç është me të vërtetë, si fjalën e Perëndisë, e cila vepron te ju besimtarët.+ 14 Sepse ju, vëllezër, u bëtë imitues të kongregacioneve të Perëndisë, që janë në Jude në unitet me Krishtin Jezu, pasi edhe ju vuajtët+ në duart e bashkëkombasve po ato gjëra që po vuajnë ata në duart e judenjve, 15 të cilët vranë madje edhe Zotërinë Jezu+ dhe profetët,+ e ne na përndoqën.+ Për më tepër, ata nuk i pëlqejnë Perëndisë dhe janë kundër interesave të të gjithë njerëzve, 16 tek përpiqen të na pengojnë+ t’u predikojmë njerëzve të kombeve që të shpëtojnë.+ Si rrjedhojë, ata e mbushin gjithmonë plot masën+ e mëkateve të tyre. Por, së fundi, zemërimi i tij ka ardhur mbi ta.+
17 Sa për ne, vëllezër, kur ishim për pak kohë larg jush, me trup, por jo me zemër, u përpoqëm jashtëzakonisht të shihnim fytyrat tuaja, me dëshirë të madhe.+ 18 Prandaj deshëm të vinim te ju—vetë unë Pavli, jo një, por dy herë—mirëpo Satanai na e preu rrugën. 19 E pra, cila është shpresa jonë, gëzimi ose kurora+ e ngazëllimit para Zotërisë tonë Jezu në praninë e tij?+ Vallë, a nuk jeni ju? 20 Ju jeni, pa dyshim, lavdia dhe gëzimi ynë.