1 Samuelit
21 Më vonë Davidi vajti në Nob+ te prifti Ahimelek. Me ta takuar Davidin, Ahimeleku+ nisi të dridhej dhe e pyeti: «Pse je vetëm dhe s’ka njeri me ty?»+ 2 Davidi iu përgjigj: «Mbreti më urdhëroi për një punë+ dhe më tha: ‘Askush të mos dijë gjë lidhur me punën për të cilën po të dërgoj dhe për të cilën të urdhëroj.’ Unë kam lënë takim me të rinjtë në filan vend. 3 Nëse ke pesë bukë, m’i jep ose më jep çfarëdo gjëje tjetër që të gjendet.»+ 4 Por prifti iu përgjigj Davidit: «Bukë të zakonshme nuk kam, por ka bukë të shenjtë,+ me kusht që të paktën të rinjtë të mos u jenë afruar grave.»+ 5 Davidi i tha priftit: «Gratë kanë qenë larg nesh njëlloj si atëherë kur dola në fushatë.+ Të rinjtë i mbajnë trupat të shenjtë edhe kur misioni është i rëndomtë, e jo më tani, në këtë rast.» 6 Atëherë prifti i dha atë që ishte e shenjtë,+ sepse atje nuk kishte bukë tjetër, përveç bukëve të paraqitjes që ishin hequr nga prania e Jehovait+ për t’i zëvendësuar me bukët e freskëta ditën që hiqeshin ato.
7 Atë ditë ishte atje një shërbëtor i Saulit, të cilin e kishin ndaluar+ para Jehovait. Ai e kishte emrin Doeg+ edomiti+ dhe ishte kryebariu i Saulit.+
8 Davidi e pyeti Ahimelekun: «Nuk të ndodhet asgjë këtu, ndonjë heshtë a ndonjë shpatë? Nuk mora dot as shpatën e as armët e mia, ngaqë puna e mbretit nuk priste.» 9 Atëherë prifti i tha: «Është shpata e Goliadit,+ e filistinit që vrave në ultësirën e Elahut.+ Është e mbështjellë me një mantel, atje prapa efodit.+ Në do ta marrësh, merre, sepse këtu s’ka tjetër veç saj.» Davidi i tha: «S’ka si ajo. Ma jep.»
10 Pastaj Davidi u ngrit dhe ia mbathi+ atë ditë për shkak të Saulit. Në fund vajti tek Akishi, mbreti i Gathit.+ 11 Shërbëtorët e Akishit nisën t’i thoshin: «A nuk është ky Davidi, mbreti+ i vendit? A nuk hidhnin për të valle+ e ia kthenin me këngë:
‘Sauli ka vrarë mijëra,
e Davidi dhjetëra mijë’?»+
12 Davidi i futi në zemër këto fjalë dhe u tremb+ shumë nga Akishi, mbreti i Gathit. 13 Prandaj u hoq+ si i çmendur në sytë e tyre+ dhe filloi të sillej si i dalë mendsh sa ishte në duart e tyre. Ai bënte shkarravina mbi dyert e portës dhe e linte pështymën t’i rridhte nëpër mjekër. 14 Atëherë Akishi u tha shërbëtorëve të vet: «Ju e shihni që ky njeri sillet si i çmendur. Pse duhej ta sillnit tek unë? 15 Mos më mungojnë vallë të çmendurit që më keni sjellë këtë për të më treguar çmendurinë e tij?! A duhej të hynte ky në shtëpinë time?!»