Psalmet
Këngë e përvajshme, të cilën Davidi ia këndoi Jehovait për fjalët e Kushit, beniaminitit.
2 që askush të mos e copëtojë shpirtin tim si një luan,+
duke më rrëmbyer kur s’ka kush të më çlirojë.+
4 nëse ia kam kthyer me të këqija atij që më ka bërë të mira,+
ose nëse e kam plaçkitur armikun që s’i ka ecur me mua,+
5 shpirtin tim le ta ndjekë armiku,+
le të më kapë e të më vërë përfund,
dhe ta flakë shkëlqimin tim në pluhur. Selah.
6 Ngrihu, o Jehova, në zemërimin tënd,+
ngrihu kundër tërbimit të armiqve të mi,+
zgjohu për mua,+ meqë urdhërove që të çohet në vend drejtësia.+
7 Të gjitha kombet së bashku le të të rrethojnë,
dhe ti hip në fron e kundërviju.
8 Jehovai do të japë vendimin për popujt.+
Më gjyko, o Jehova, sipas drejtësisë sime+
dhe sipas integritetit tim!+
10 Mburoja ime është Perëndia,+ Shpëtimtari i atyre që kanë zemër të drejtë.+
12 Nëse dikush nuk kthehet nga rruga e keqe,+ Ai do të mprehë shpatën,+
do të tendosë harkun dhe do ta bëjë gati të qëllojë.+