105 Falënderoni Jehovain, thërritni emrin e tij!+
Tregojuni popujve mënyrën se si vepron ai!+
2 Këndoni për të e luani melodi,+
mbani në mendje tërë veprat e tij të mrekullueshme!+
3 Krenohuni me emrin e tij të shenjtë!+
Le të gëzojë zemra e atyre që kërkojnë Jehovain!+
4 Kërkoni Jehovain dhe forcën e tij!+
Kërkoni vazhdimisht pëlqimin e tij!+
5 Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer,+
mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që dalin nga goja e tij,+
6 o farë e Abrahamit, shërbëtorit të tij,+
ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+
7 Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+
Vendimet e tij gjyqësore vlejnë për gjithë tokën.+
8 Ai e mban mend besëlidhjen e vet përgjithmonë,+
dhe për një mijë breza,+ fjalën që urdhëroi;
9 besëlidhjen që bëri me Abrahamin+
dhe betimin që i bëri Isakut,+
10 atë betim që ia përsëriti edhe Jakobit,
si një besëlidhje të përhershme për Izraelin,+
11 duke thënë: «Ty do të ta jap Kanaanin,+
që të jetë pjesa dhe trashëgimia jote».+
12 Kjo ndodhi kur ishin pak në numër,+
po, shumë pak, dhe të huaj në të.+
13 Kur endeshin nga njëri komb në tjetrin,+
nga një mbretëri në një popull tjetër.+
14 Ai nuk lejoi t’ua hante kush hakun,+
përkundrazi, për shkak të tyre qortoi mbretër,+
15 dhe tha: «Mos i prekni të mirosurit e mi,+
e mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.»+
16 Ai solli zinë e bukës në vend;+
theu çdo shkop ku ishin varur bukët në formë unaze.+
17 Përpara tyre dërgoi një burrë:
Jozefin që u shit si skllav.+
18 Atij ia munduan këmbët në vargonj,+
në hekura përfundoi shpirti i tij;+
19 gjer kur fjala e tij doli,+
thënia e Jehovait e rafinoi.+
20 Mbreti dërgoi që ta lironin,+
sundimtari i popujve urdhëroi që t’ia hiqnin prangat.
21 E bëri zot të shtëpisë së tij,+
dhe e vuri mbi tërë pronën e tij,+
22 për të sunduar mbi princat e tij si t’i donte shpirti,+
dhe për t’u dhënë mençuri burrave të tij të moshuar.+
23 Izraeli vajti në Egjipt,+
e Jakobi banoi si i huaj në vendin e Kamit.+
24 Ai e bëri shumë të frytshëm+ popullin e vet,
dhe pak e nga pak e bëri më të fuqishëm se kundërshtarët.+
25 La që atyre t’u ndryshonte zemra e ta urrenin popullin e tij,+
të silleshin me dinakëri kundër shërbëtorëve të vet.+
26 Ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij,+
dhe Aaronin që kishte zgjedhur.+
27 Ata u treguan atyre shenjat+
dhe mrekullitë e tij në vendin e Kamit.+
28 Ai dërgoi terrin, që ta errësonte;+
e ata nuk ngritën krye kundër fjalëve të tij.+
29 Ua shndërroi ujërat në gjak+
dhe peshqit ua ngordhi.+
30 Vendi gëlonte nga bretkosat,+
që hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.
31 Ai foli, e hynë zekthat+
dhe harrjet në gjithë territorin e tyre.+
32 Rrebeshet e tyre i ktheu në breshër,+
në vend u dërgoi një zjarr flakërues.+
33 Goditi hardhitë dhe fiqtë,
theu drurët e territorit të tyre.+
34 Ai foli, e hynë karkalecat+
dhe larvat e tyre të panumërta,+
35 që hëngrën gjithë bimësinë e vendit;+
hëngrën edhe frytin e tokës së tyre.
36 Vrau të gjithë të parëlindurit e atij vendi,+
frytin e parë të gjithë fuqisë së tyre.+
37 Me argjend e me ar+ i nxori;
asnjë nuk u pengua mes fiseve të tij.
38 Egjipti gëzoi kur dolën,
sepse nga ata e kishte zënë tmerri.+
39 Ai ndeu një re për t’i mbrojtur,+
dhe ndezi zjarr për t’u bërë dritë natën.+
40 Ata kërkuan, e ai u solli shkurta,+
i ngopte me bukë nga qielli.+
41 Çau një shkëmb, e ujërat zunë të rridhnin;+
ato shkuan si lumë nëpër vendin e thatë.+
42 Sepse iu kujtua fjala e tij e shenjtë, që i kishte dhënë Abrahamit, shërbëtorit të tij.+
43 Kështu e nxori popullin me ngazëllim,+
dhe të zgjedhurit e tij me një britmë gëzimi.+
44 Pak nga pak u dha atyre tokat e kombeve,+
e ata gëzuan frytin e mundit të popujve të tjerë,+
45 me qëllim që të mbanin rregullat e tij+
e të respektonin ligjet e tij.+
Lëvdoni Jah!+