135 Lëvdoni Jah!+
Lëvdoni emrin e Jehovait,+
thurini lavde, ju, o shërbëtorë të Jehovait,+
2 ju që qëndroni në shtëpinë e Jehovait,+
në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.+
3 Lëvdoni Jah, se Jehovai është i mirë.+
Këndoni për emrin e tij, sepse është bukur.+
4 Se Jah zgjodhi për vete Jakobin,+
Izraelin e zgjodhi si pronën e tij të veçantë.+
5 Unë e di mirë se Jehovai është i madhërishëm,+
dhe Zotëria ynë është përmbi gjithë perënditë e tjera.+
6 Jehovai ka bërë gjithçka që i ka pëlqyer,+
në qiell e në tokë, në dete e në ujërat e thella.+
7 Ai bën që nga skajet e tokës të ngrihen avuj,+
ka bërë prita për shiun,+
dhe nxjerr erën nga depot e tij.+
8 Ai vrau të parëlindurit e Egjiptit,+
qoftë njerëz, qoftë kafshë.+
9 Dërgoi shenja e mrekulli mes teje, o Egjipt,+
faraonit dhe tërë shërbëtorëve të tij.+
10 Goditi shumë kombe+
e vrau mbretër të fuqishëm,+
11 Sihonin, mbretin e amoritëve,+
dhe Ogun, mbretin e Bashanit,+
madje goditi tërë mbretëritë e Kanaanit.+
12 Vendin e tyre ia dha si trashëgimi+
popullit të vet, Izraelit.+
13 O Jehova, emri yt do të mbetet përgjithmonë!+
O Jehova, kujtimi yt do të mbetet brez pas brezi.+
14 Sepse ti, o Jehova, do të mbrosh çështjen e popullit tënd,+
dhe do të të vijë keq për shërbëtorët e tu.+
15 Idhujt e kombeve janë argjend dhe ar,+
vepër e duarve të njeriut.+
16 Kanë gojë, por s’mund të flasin;+
kanë sy, por s’mund të shohin;+
17 kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë;+
nuk ka frymë në gojën e tyre.+
18 Kush i bën, do të katandiset njësoj si ata,+
po, kushdo që u beson atyre.+
19 O shtëpi e Izraelit, beko Jehovain!+
O shtëpi e Aaronit, beko Jehovain!+
20 O shtëpi e Levit, beko Jehovain!+
Ju që i frikësoheni Jehovait, bekoni Jehovain!+
21 Nga Sioni qoftë bekuar Jehovai,+
që banon në Jerusalem!+
Lëvdoni Jah!+