Zakaria
11 «Hapi dyert, o Liban,+ që cedrat e tu t’i përpijë zjarri.+ 2 Ulëri, o dëllinjë, sepse cedri ka rënë, sepse pemët e madhërishme janë grabitur!+ Ulërini, o pemë të mëdha të Bashanit, sepse pylli i padepërtueshëm është rrëzuar!+ 3 Dëgjoni! Kjo është ulërima e barinjve,+ sepse u kanë grabitur madhështinë.+ Dëgjoni! Kjo është ulërima e luanëve të rinj me krifë, sepse janë grabitur shkurrnajat krenare përgjatë Jordanit.+
4 Kështu thotë Jehovai, Perëndia im: “Kullote kopenë që është caktuar për t’u vrarë.+ 5 Blerësit e vrasin,+ e megjithatë nuk quhen fajtorë.+ Ata që e shesin+ thonë: ‘Bekuar qoftë Jehovai. Unë do të fitoj pasuri!’+ Barinjtë saj nuk tregojnë fare dhembshuri për të.”+
6 ‘Sepse unë nuk do t’u tregoj më dhembshuri banorëve të vendit,+—thotë Jehovai.—E pra, ja tek po bëj që secili të bjerë në dorë të shokut të vet+ dhe në dorë të mbretit.+ Ata do ta bëjnë vendin copë-copë dhe unë nuk do t’i çliroj nga duart e tyre.’»+
7 Për ju, o dele të munduara të kopesë,+ e kullota kopenë+ që ishte caktuar për t’u vrarë.+ Mora dy shkopinj:+ njërin e quajta Hijeshi,+ kurse tjetrin e quajta Bashkim,+ dhe vazhdova të kullotja kopenë. 8 Në fund, brenda një muaji hënor+ hoqa tre barinj, sepse pak e nga pak shpirti im e humbi durimin me ta.+ Edhe shpirtit të tyre i erdhi krupë nga unë. 9 Në fund thashë: «Nuk do t’ju kullot më.+ Ajo që po vdes, le të vdesë. Ajo që po merr fund, le të marrë fund.+ Ato që do të mbeten, le të përpijnë secila mishin e shoqes së vet.»+ 10 Atëherë mora shkopin tim, Hijeshinë,+ dhe e bëra copë-copë,+ që ta prishja besëlidhjen që kisha bërë me të gjithë popujt.+ 11 Ajo u prish atë ditë. Në këtë mënyrë, delet e munduara të kopesë+ që po më vëzhgonin+ e morën vesh se ajo ishte fjala e Jehovait.
12 Pastaj u thashë: «Nëse ju duket një gjë e mirë,+ jepmani pagën time, por nëse jo, mbajeni.» Dhe ata ma dhanë pagën: tridhjetë monedha të argjendta.+
13 Atëherë Jehovai më tha: «Hidhe në thesar+ shumën e madhe me të cilën më vlerësuan.»+ Prandaj unë i mora tridhjetë monedhat e argjendta dhe i hodha në thesarin e shtëpisë së Jehovait.+
14 Pastaj bëra copë-copë shkopin tim të dytë, Bashkimin,+ që të prishja vëllazërinë+ mes Judës dhe Izraelit.+
15 Pastaj Jehovai më tha: «Merri edhe veglat e atij bariu që s’është për gjë.+ 16 Sepse unë po lë që të dalë një bari në vend.+ Ai nuk do t’i kushtojë vëmendje deles që po merr fund,+ nuk do ta kërkojë të renë dhe nuk do ta shërojë të dëmtuarën.+ Asaj që mbahet në këmbë nuk do t’i japë ushqim, do t’ia hajë mishin asaj që është e majme+ dhe do t’u heqë thundrat deleve.+ 17 Mjerë bariu im pa vlerë+ që e lë kopenë!+ Mbi krahun dhe mbi syrin e tij të djathtë do të jetë shpata. Krahu do t’i thahet+ dhe syri i djathtë do ta lërë.»