Zanafilla
15 Pas këtyre gjërave, fjala e Jehovait iu drejtua Abramit në një vegim:+ «Mos ki frikë,+ Abram. Unë jam mburojë për ty.+ Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh.»+ 2 Atëherë Abrami i tha: «Zotëri Sovran Jehova, ç’do të më japësh? Unë po shkoj e jam ende pa fëmijë, dhe ai që do të zotërojë shtëpinë time është një njeri nga Damasku, Eliezeri.»+ 3 Abrami shtoi: «Ja, ti s’më ke dhënë pasardhës,+ prandaj një shërbëtor+ i shtëpisë sime do të jetë trashëgimtari im.» 4 Por ja, fjala e Jehovait iu drejtua atij: «Trashëgimtari yt nuk do të jetë ky njeri, por dikush që do të dalë nga pjesët e tua të brendshme.»+
5 Tani, ai e nxori jashtë dhe i tha: «Të lutem, ngriji sytë drejt qiellit dhe numëro yjet, nëse mund t’i numërosh.»+ Dhe vazhdoi: «Kështu do të bëhet fara jote.»+ 6 Abrami tregoi besim te Jehovai,+ prandaj ky ia llogariti si drejtësi.+ 7 Pastaj i tha akoma: «Unë jam Jehovai, që të nxora nga Uri i kaldeasve për të të dhënë këtë vend që ta zotërosh.»+ 8 Ai iu përgjigj: «Zotëri Sovran Jehova, nga ta di se do ta zotëroj?»+ 9 Ai ia ktheu: «Më merr një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri.»+ 10 Dhe ai i mori, i ndau më dysh dhe e vuri secilën pjesë përballë tjetrës, por zogjtë nuk i preu në copa.+ 11 Zogjtë grabitqarë nisën t’u vërsuleshin kafshëve të vrara,+ por Abrami i përzinte.
12 Kur dielli ishte në të perënduar, Abrami ra në një gjumë të thellë+ dhe ja, një errësirë tmerrësisht e madhe po e kaplonte. 13 Dhe ai i tha Abramit: «Dije mirë se ata që do të vijnë nga fara jote, do të jenë banorë të ardhur në një vend që s’është i tyre.+ Kanë për t’u bërë skllevër dhe do të mundohen për katërqind vjet.+ 14 Por unë do ta gjykoj+ kombin që do t’i shërbejnë dhe pas kësaj, ata do të dalin që andej me shumë të mira.+ 15 Ndërsa ti do të shkosh te paraardhësit e tu në paqe dhe do të varrosesh në pleqëri të mbarë.+ 16 Por në brezin e katërt ata do të kthehen këtu,+ sepse amoritët nuk e kanë mbushur ende kupën me fajet e tyre.»+
17 Tashmë dielli po perëndonte, dhe një errësirë e dendur ra, kur ja, një furrë që nxirrte tym dhe një pishtar i zjarrtë kaluan mes copave.+ 18 Atë ditë Jehovai bëri një besëlidhje+ me Abramin dhe i tha: «Do t’ia jap këtë vend+ farës sate, nga lumi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin Eufrat:+ 19 kenitët,+ kenizitët, kadmonitët, 20 hititët,+ perezitët,+ refaimët,+ 21 amoritët, kananitët, girgasitët dhe jebusitët.»+