Këngë e Asafit.+
83 O Perëndi, ti mos hesht;+
mos e mbyll gojën, o Hyjnor,+ e mos rri duarkryq!
2 Sepse ja, armiqtë e tu bëjnë potere+
dhe ata që të urrejnë thellësisht, kanë ngritur krye.+
3 Kundër popullit tënd bisedojnë kokë më kokë me dinakëri+
dhe komplotojnë kundër atyre që ti i fsheh.+
4 Ata thonë: «Ejani t’i zhdukim, që të mos jenë më komb,+
që emri i Izraelit të mos kujtohet më!»+
5 Zemra i shtyn të këshillohen mes tyre;+
bënë edhe një besëlidhje kundër teje,+
6 tendat e Edomit+ dhe ismaelitët, Moabi+ dhe hagritët,+
7 Gebali, Amoni+ dhe Amaleku,
Filistia+ bashkë me banorët e Tirit.+
8 Edhe Asiria është bashkuar me ta;+
bijve të Lotit u është bërë krah.+ Selah.
9 Bëj me ta si me Midianin+ dhe me Siserën,+
si me Jabinin+ në luginën e përroit të Kishonit.+
10 Ata u shfarosën në En-Dor,+
u bënë pleh për dheun.+
11 Fisnikët e tyre bëji si Orebi dhe si Zebi,+
gjithë dukët e tyre si Zebahu dhe Zalmunai,+
12 që thanë: «Të shtiem në dorë vendet ku rri Perëndia.»+
13 O Perëndia im, bëji ata si shtjellë gjembaçësh,+
si kashtën që e merr era;+
14 si zjarrin që djeg pyllin+
dhe si flakën që zhurit malet.+
15 Po njësoj shkoju pas me furtunën tënde+
e turbulloji me erën e shtrëngatës.+
16 Mbulojua fytyrat me çnderim,+
që të kërkojnë emrin tënd, o Jehova.+
17 U turpërofshin e u turbullofshin për tërë kohën,+
u skuqshin e vdekshin,+
18 që ta dinë+ se vetëm ti, që e ke emrin Jehova,+
je Më i Larti+ në tërë dheun.+