Danieli
9 Vitin e parë të Darit,+ birit të Asuerit, pasardhësit të medëve,+ që ishte bërë mbret në mbretërinë e kaldeasve,+ 2 vitin e parë të mbretërimit të tij, unë, Danieli, dallova me anë të librave numrin e viteve për të cilët fjala e Jehovait iu drejtua profetit Jeremia,+ për përmbushjen e shkretimit të Jerusalemit,+ domethënë, shtatëdhjetë vjet.+ 3 Atëherë iu drejtova*+ Jehovait, Perëndisë së vërtetë, që ta kërkoja me lutje+ dhe përgjërime, me agjërime, i mbuluar me copë thesi e me hi.+ 4 Nisa t’i lutesha Jehovait, Perëndisë tim, e t’i rrëfehesha:+
«O Jehova, Perëndi i vërtetë, Perëndi i Madh+ dhe që të ngjall frikë, që e ruan besëlidhjen+ dhe dashamirësinë+ për ata që të duan dhe për ata që i mbajnë urdhërimet e tua!+ 5 Ne kemi mëkatuar,+ kemi gabuar, kemi vepruar me ligësi e jemi rebeluar.+ Jemi shmangur nga urdhërimet e tua dhe nga ligjet e tua.+ 6 Nuk i kemi dëgjuar shërbëtorët e tu, profetët,+ që u folën në emrin tënd mbretërve, princave dhe paraardhësve tanë dhe gjithë popullit të vendit.+ 7 Ty, o Jehova, të takon drejtësia, kurse ne jemi mbuluar me turp, sikurse janë mbuluar sot+ burrat e Judës, banorët e Jerusalemit dhe gjithë ata të Izraelit, afër e larg, në të gjitha vendet ku i shpërndave, ngaqë vepruan me pabesi kundër teje.+
8 O Jehova, ne jemi mbuluar me turp, mbretërit, princat dhe paraardhësit tanë, sepse kemi mëkatuar kundër teje.+ 9 Ti, o Jehova, Perëndia ynë, e ke në dorë të tregosh mëshirë+ dhe të falësh,+ sepse ne jemi rebeluar kundër teje.+ 10 Nuk i jemi bindur zërit tënd, o Jehova, Perëndia ynë, që të ecnim sipas ligjeve të tua, të cilat i vure për ne me dorën e shërbëtorëve të tu, profetëve.+ 11 Të gjithë në Izrael e kanë shkelur ligjin tënd dhe janë shmangur, duke mos iu bindur zërit tënd,+ prandaj ti derdhe mbi ne mallkimin dhe përbetimin+ e shkruar në ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë së vërtetë, sepse kemi mëkatuar kundër teje. 12 Kështu ti nise t’i përmbushje fjalët që kishe thënë kundër nesh+ dhe kundër gjykatësve që na gjykuan,+ dhe solle mbi ne një gjëmë aq të madhe, sa nën tërë qiellin nuk kishte rënë kurrë një gjëmë si ajo që ra në Jerusalem.+ 13 Ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut,+ gjithë kjo gjëmë ra mbi ne+ dhe nuk e kemi pëlqimin* tënd, o Jehova, Perëndia ynë, ngaqë nuk hoqëm dorë nga faji ynë,+ nuk treguam gjykim të thellë dhe nuk e mbajtëm parasysh sa besnik je ti ndaj së vërtetës.+
14 Ti, o Jehova, qëndroje syçelë ndaj gjëmës dhe së fundi e solle mbi ne,+ sepse ti, o Jehova, Perëndia ynë, je i drejtë në të gjitha veprat që ke bërë, kurse ne nuk iu bindëm zërit tënd.+
15 O Jehova, Perëndia ynë, ti që e nxore popullin tënd nga vendi i Egjiptit me një dorë të fortë+ dhe që i bëre një emër vetes si në këtë ditë,+ ne kemi mëkatuar+ dhe kemi vepruar me ligësi. 16 O Jehova, në përputhje me gjithë veprat e tua të drejtësisë,+ të lutem, largoje zemërimin dhe tërbimin tënd nga qyteti yt, Jerusalemi, mali yt i shenjtë,+ sepse për shkak të mëkateve tona dhe për shkak të fajeve të paraardhësve tanë,+ Jerusalemi dhe populli yt janë poshtëruar në sy të të gjithë atyre rreth e qark nesh.+ 17 Dëgjoje tani, o Perëndia ynë, lutjen e shërbëtorit tënd dhe përgjërimet e tij, dhe bëj që fytyra jote të shkëlqejë+ mbi shenjtëroren tënde të shkretuar,+ për hirin tënd, o Jehova! 18 Ktheje veshin, o Perëndia im, dhe dëgjo!+ Hapi sytë dhe shihe gjendjen tonë të mjerë dhe qytetin që është quajtur me emrin tënd.+ Sepse përgjërimet nuk po i paraqitim para teje falë veprave tona të drejta,+ por falë mëshirës sate të madhe.+ 19 O Jehova, na dëgjo!+ O Jehova, na fal!+ O Jehova, na kushto vëmendje dhe vepro!+ Mos vono,+ për hirin tënd, o Perëndia im, sepse qyteti yt dhe populli yt thirret me emrin tënd.»+
20 Ndërsa isha ende duke folur, duke u lutur dhe duke rrëfyer mëkatin tim+ e të popullit tim, Izraelit,+ e ndërsa po e paraqitja para Jehovait, Perëndisë tim, kërkesën që mali i shenjtë+ i Perëndisë tim të gjente hir 21 dhe ndërsa isha ende duke folur në lutje dhe krejt i rraskapitur nga lodhja, ja, njeriu Gabriel,+ të cilin e kisha parë në vegim në fillim,+ po vinte tek unë në kohën e blatimit të mbrëmjes.+ 22 Ai nisi të më bënte të kuptoja e më thoshte:
«O Daniel, erdha që të të bëj të kesh gjykim të thellë dhe kuptueshmëri.+ 23 Në fillim të përgjërimeve të tua doli një fjalë dhe unë erdha të raportoj, sepse ti je shumë i vyer.+ Prandaj, kushtoji vëmendje+ kësaj çështjeje dhe kuptoje atë që pe.
24 Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin+ dhe për qytetin tënd të shenjtë,+ për t’i dhënë fund shkeljes,+ për të zhdukur fare mëkatin,+ për të shlyer fajin,+ për të sjellë drejtësi përgjithmonë,+ për të vulosur+ vegimin dhe profetin e për të mirosur të Shenjtin e të Shenjtëve.+ 25 Ti duhet ta dish e të kesh gjykim të thellë, se që nga dalja e fjalës+ për të restauruar dhe për të rindërtuar Jerusalemin+ deri te Mesia,+ Udhëheqësi,+ do të kalojnë shtatë javë, si edhe gjashtëdhjetë e dy javë.+ Ai do të rivendoset dhe do të rindërtohet, me një shesh dhe me një hendek, por në një kohë plot shtrëngime.
26 Pas gjashtëdhjetë e dy javësh Mesia do të vritet,+ pa lënë asgjë pas.+
Populli i një udhëheqësi që do të vijë, do ta rrënojë qytetin+ dhe vendin e shenjtë.+ Fundi i tij do të jetë me anë të përmbytjes. Deri në fund do të ketë luftë dhe është vendosur të ketë shkretim.+
27 Ai duhet ta mbajë në fuqi për një javë+ besëlidhjen+ për shumë veta. Në mes të javës ai do të bëjë që flijimi dhe blatimi të pushojnë.+
Mbi krahun e gjërave të neveritshme do të jetë ai që shkakton shkretim,+ dhe shkretimi që është vendosur, do të zbrazet mbi atë që dergjet i shkretë, derisa të marrë fund.»+