Numrat
14 Atëherë tërë asambleja qau me të madhe dhe populli shfreu+ pa pushim gjithë natën. 2 Të gjithë bijtë e Izraelit nisën të murmuritnin kundër Moisiut dhe Aaronit.+ Tërë asambleja zuri të thoshte: «Ah, sikur të kishim vdekur në Egjipt ose në këtë shkretëtirë! 3 Pse po na çon Jehovai në këtë vend që të vritemi nga shpata?+ Gratë dhe fëmijët tanë do të merren si plaçkë.+ A s’është më mirë të kthehemi në Egjipt?»+ 4 Ata madje i thanë njëri-tjetrit: «Le të caktojmë dikë në krye e të kthehemi në Egjipt!»+
5 Ndërkaq Moisiu dhe Aaroni u përkulën me fytyrë përdhe+ para tërë kongregacionit të bijve të Izraelit. 6 Josiu, biri i Nunit,+ dhe Kalebi, biri i Jefunehut,+ që ishin ndër ata që vëzhguan vendin, shqyen rrobat+ 7 dhe i thanë tërë asamblesë së bijve të Izraelit këto fjalë: «Vendi që përshkuam për të vëzhguar është një vend shumë-shumë i mirë.+ 8 Nëse Jehovai është i kënaqur me ne,+ ai do të na çojë patjetër në atë vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë,+ e do të na e japë. 9 Veç mos ngrini krye kundër Jehovait+ dhe mos iu frikësoni popullit të vendit,+ se ata janë për ne si një kafshatë. Ata nuk kanë më strehë ku të futen,+ kurse ne kemi Jehovain.+ Mos ua kini frikën.»+
10 Megjithatë, tërë asambleja foli për t’i vrarë me gurë.+ Më pas lavdia e Jehovait u shfaq mbi tendën e takimit para tërë bijve të Izraelit.+
11 Së fundi, Jehovai i tha Moisiut: «Deri kur+ do të më përbuzë+ ky popull? Deri kur nuk do të kenë besim tek unë pas gjithë atyre shenjave që kreva mes tyre?+ 12 Do t’i godas me murtajë e do t’i përzë, dhe do të bëj prej teje një komb më të madh e më të fuqishëm se ata.»+
13 Mirëpo Moisiu i tha Jehovait: «Por do ta dëgjojnë egjiptianët nga ku ti e nxore këtë popull me anë të fuqisë sate+ 14 dhe do t’ua tregojnë banorëve të këtij vendi. Ata kanë dëgjuar se ti, o Jehova, qëndron mes këtij populli+ dhe i je shfaqur atij ballë për ballë.+ Kanë dëgjuar se ti je Jehovai dhe reja jote qëndron mbi ta. Ditën ti shkon para tyre në një shtyllë reje, kurse natën në një shtyllë zjarri.+ 15 Po ta vrisje këtë popull si një njeri të vetëm,+ kombet që kanë dëgjuar për famën tënde, me siguri do të thoshin: 16 ‘Jehovai i vrau në shkretëtirë, meqë nuk mundi ta çonte atë popull në vendin për të cilin iu betua.’+ 17 Të lutem, pra, le të shfaqet madhështia e fuqisë sate,+ o Jehova, si ke thënë edhe vetë: 18 ‘Jehovai nuk zemërohet shpejt+ dhe është plot dashamirësi.+ Ai e fal fajin dhe shkeljen,+ por në asnjë mënyrë nuk lë pa ndëshkuar.+ Ai ndëshkon bijtë për fajin e etërve, deri në brezin e tretë dhe të katërt.’+ 19 Fale, të lutem, fajin e këtij populli në përputhje me madhështinë e dashamirësisë sate, siç e ke falur që nga koha kur ishim në Egjipt e deri më tani!»+
20 Atëherë Jehovai tha: «Unë fal, si thua ti,+ 21 dhe, siç është e vërtetë që unë rroj, tërë toka do të mbushet me lavdinë e Jehovait.+ 22 Por ama, të gjithë ata burra që e panë lavdinë time+ dhe shenjat+ që kreva në Egjipt e në shkretëtirë, e prapëseprapë më vunë në provë+ plot dhjetë herë, duke mos e dëgjuar zërin tim,+ 23 nuk do ta shohin kurrë vendin për të cilin iu betova etërve të tyre, po, të gjithë ata që më përbuzën, nuk do ta shohin.+ 24 Sa për shërbëtorin tim Kaleb,+ që me një frymë krejt tjetër m’u bind në çdo gjë,+ unë kam për ta çuar në vendin ku ishte, dhe pasardhësit e vet do ta zotërojnë.+ 25 Meqenëse në ultësirë banojnë amalekitët dhe kananitët,+ ju nesër kthehuni e merrni rrugën drejt shkretëtirës, duke ndjekur udhën e Detit të Kuq.»+
26 Pastaj Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit: 27 «Deri kur do të vazhdojë të murmuritë kundër meje kjo asamble e keqe?+ I kam dëgjuar murmuritjet e bijve të Izraelit kundër meje.+ 28 Thuaju atyre: ‘Ashtu siç unë rroj,—thotë Jehovai,—keni për të parë po s’jua bëra pikërisht siç kam dëgjuar të thoni!+ 29 Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë,+ po, të gjithë të regjistruarit që janë mes jush nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ju që keni murmuritur kundër meje.+ 30 Përveç Kalebit, birit të Jefunehut, dhe Josiut, birit të Nunit,+ asnjë nga ju nuk do të hyjë në vendin për të cilin u betova duke ngritur dorën+ se do të banoja bashkë me ju.
31 Atje do të çoj edhe fëmijët tuaj, për të cilët thatë se do të merreshin si plaçkë.+ Ata do ta njohin vendin që ju e përçmuat.+ 32 Kurse kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë.+ 33 Bijtë tuaj do të bëhen barinj në shkretëtirë+ për dyzet vjet dhe do t’u duhet të përgjigjen për jobesnikërinë* tuaj,+ gjersa kufomat tuaja të treten në shkretëtirë.+ 34 Në përputhje me numrin e ditëve që vëzhguat vendin, domethënë dyzet ditë,+ do të përgjigjeni për fajet tuaja dyzet vjet,+ domethënë një ditë për një vit, një ditë për një vit,+ që ta dini se ç’do të thotë që unë të largohem.+
35 Unë, Jehovai, kam folur dhe do të shihni po s’ia bëra kështu tërë kësaj asambleje të keqe,+ atyre që janë mbledhur kundër meje: në këtë shkretëtirë do të marrin fund dhe këtu do të vdesin.+ 36 Ata burra që Moisiu i dërgoi për të vëzhguar vendin dhe që, kur u kthyen, e bënë tërë asamblenë të murmuriste kundër tij, duke thënë fjalë të këqija për vendin,+ 37 po, ata burra që thanë fjalë të këqija për atë vend, do të vdesin të goditur nga plaga e Jehovait.+ 38 Kurse Josiu, biri i Nunit, dhe Kalebi, biri i Jefunehut, të cilët ishin mes atyre burrave që shkuan për të vëzhguar vendin, do të mbeten gjallë.’»+
39 Kur Moisiu ua tha këto fjalë tërë bijve të Izraelit, populli nisi të mbante zi të madhe.+ 40 Madje ata u çuan herët në mëngjes dhe u nisën për t’u ngjitur në majë të malit, duke thënë: «Ja tek jemi dhe do të ngjitemi atje ku tha Jehovai, sepse kemi mëkatuar.»+ 41 Por Moisiu tha: «Pse nuk i bindeni urdhrit të Jehovait?+ Nuk do t’ia dilni mbanë. 42 Mos u ngjitni, se Jehovai nuk është me ju, përndryshe do të mundeni para armiqve tuaj.+ 43 Përpara keni amalekitët dhe kananitët.+ Do të vdisni nga shpata, sepse, meqë i kthyet shpinën Jehovait e nuk e ndoqët më, Jehovai nuk do të jetë më me ju.»+
44 Megjithëkëtë, ata patën guximin të ngjiteshin në majë të malit,+ kurse arka e besëlidhjes së Jehovait dhe Moisiu nuk lëvizën nga kampi.+ 45 Atëherë amalekitët+ dhe kananitët që banonin në atë mal zbritën, u sulën drejt tyre e i shpërndanë deri në Hormah.+