Malakia
1 Shpallje:
Fjala e Jehovait+ për Izraelin nëpërmjet Malakisë:
2 «Unë ju kam dashur»,+—ka thënë Jehovai.
Dhe ju keni thënë: «Si na ke dashur?»+
«A nuk ishte Esau vëllai i Jakobit?+—thotë Jehovai.—Por unë e desha Jakobin+ 3 dhe e urreva Esaun.+ Si përfundim i bëra malet e tij një vend të shkretë+ dhe trashëgiminë e tij ua dhashë çakejve të shkretëtirës.»+
4 «Meqë Edomi vazhdon të thotë: ‘Jemi shkatërruar, por do të kthehemi dhe do të ndërtojmë vendet e shkretuara’, kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Ata do të ndërtojnë, por unë do të rrëzoj.+ Ata kanë për t’u quajtur ‘territori i ligësisë’ dhe ‘populli që Jehovai e ka dënuar+ përgjithnjë’. 5 Sytë tuaj do ta shohin dhe ju do të thoni: ‘U madhëroftë Jehovai në gjithë territorin e Izraelit!’”»+
6 «Biri e nderon të atin+ dhe shërbëtori zotërinë e tij.+ Pra, nëse unë jam ati,+ ku është nderimi që më takon?+ Dhe nëse jam Zotëri i Madh, ku duket frika+ që keni nga unë?—ju ka thënë Jehovai juve, o priftërinj, që përbuzni emrin e tij.+
Por ju keni thënë: ‘Si e kemi përbuzur emrin tënd?’
7 Duke paraqitur mbi altarin tim bukë të ndotur.+
Por ju keni thënë: ‘Si të kemi ndotur?’
Duke thënë: ‘Tryeza+ e Jehovait është diçka e përbuzshme’;+ 8 ose: ‘S’ka asgjë të keqe’, kur paraqitni një kafshë të verbër për flijim; ose: ‘S’ka asgjë të keqe’, kur paraqitni një kafshë të çalë a të sëmurë.+
Çoja, të lutem, guvernatorit tënd. A do të jetë i kënaqur prej teje dhe a do të të presë me dashamirësi?—ka thënë Jehovai i ushtrive.»
9 «Tani, ju lutem, kërkoni pëlqimin*+ e Perëndisë, që ai të na japë hir.+ Duart tuaja e kanë bërë këtë. A do ta presë ai ndonjërin prej jush me dashamirësi?—ka thënë Jehovai i ushtrive.»
10 «Gjithashtu, kush prej jush do t’i mbyllë dyert?+ Ju nuk keni për ta ndezur kot zjarrin në altarin tim.+ Nuk jam fare i kënaqur me ju,—ka thënë Jehovai i ushtrive,—dhe nuk kënaqem fare me blatimin e duarve tuaja.+
11 Sepse nga lindja e diellit deri në perëndim të tij emri im do të jetë i madh ndër kombet.+ Nga çdo vend do të ngrihet tymi i blatimit+ dhe do të bëhet një paraqitje për emrin tim, po, një dhuratë e pastër.+ Sepse emri im do të jetë i madh ndër kombet,+—ka thënë Jehovai i ushtrive.
12 Por ju më përdhosni+ kur thoni: ‘Tryeza e Jehovait është diçka e ndotur dhe fryti i saj, domethënë ushqimi, është i përbuzshëm.’+ 13 Keni thënë: ‘Uh, sa u lodhëm!’+ Keni rrudhur hundët para tij,—ka thënë Jehovai i ushtrive.—Keni sjellë diçka të rrëmbyer, të çalë dhe të sëmurë,+ po, e keni sjellë si dhuratë. A mund të kënaqem me këtë që vjen nga dora juaj?+—ka thënë Jehovai i ushtrive.
14 Mallkuar qoftë hileqari që ka në kopenë e tij një mashkull të shëndetshëm dhe zotohet, por pastaj i flijon Jehovait një të dëmtuar.+ Sepse unë jam një Mbret i madh,+—ka thënë Jehovai i ushtrive,—dhe emri im do të ngjallë frikë mes kombeve.»+