Ezdra
10 Sapo Ezdra ishte lutur+ dhe ishte rrëfyer+ duke qarë dhe duke u shtrirë përmbys+ përpara shtëpisë+ së Perëndisë së vërtetë, Izraeli u mblodh tek ai, një kongregacion shumë i madh, burra, gra dhe fëmijë; dhe populli kishte qarë me të madhe. 2 Atëherë Shekaniahu, biri i Jehielit,+ prej bijve të Elamit,+ u përgjigj dhe i tha Ezdrës: «Ne, po, ne kemi vepruar me pabesi kundër Perëndisë tonë, kështu që i morëm në shtëpi gratë e huaja nga popujt e vendit.+ Por tani Izraeli e ka një shpresë.+ 3 Prandaj, le të bëjmë një besëlidhje+ me Perëndinë tonë që të largojmë+ të gjitha gratë dhe ata që u kanë lindur, sipas këshillës që ka dhënë Jehovai dhe ata që dridhen+ nga urdhërimi+ i Perëndisë tonë, me qëllim që kjo të bëhet sipas ligjit.+ 4 Ngrihu, sepse kjo të takon ty dhe ne jemi me ty. Ji i fortë dhe vepro.»
5 Atëherë Ezdra u ngrit dhe bëri që krerët e priftërinjve, levitët dhe gjithë Izraeli të betoheshin+ për të bërë siç u tha. Kështu ata u betuan. 6 Ezdra u ngrit përpara shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe shkoi në sallën e ngrënies+ së Jehohananit, birit të Eliashibit. Edhe pse shkoi atje, ai nuk hëngri bukë+ dhe nuk piu ujë, sepse po mbante zi+ për pabesinë e të mërguarve.
7 Pastaj ata lëshuan një thirrje nëpër Judë dhe Jerusalem, që tërë ish-mërgimtarët+ të mblidheshin në Jerusalem. 8 Atij që nuk vinte+ brenda tri ditëve sipas këshillës së princave+ dhe të pleqve, do t’i konfiskoheshin të gjitha të mirat+ dhe ai vetë do të ndahej+ nga kongregacioni i të mërguarve. 9 Kështu të gjithë burrat e Judës dhe të Beniaminit u mblodhën në Jerusalem brenda tri ditëve, domethënë në muajin e nëntë,+ ditën e njëzetë të muajit. Tërë populli qëndroi ulur në sheshin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, duke u rrëqethur për këtë gjë dhe për shkak të shirave.+
10 Më në fund prifti Ezdra u ngrit dhe u tha: «Ju keni vepruar me pabesi, sepse i morët në shtëpi gratë e huaja,+ duke e shtuar kështu fajin e Izraelit.+ 11 Por tani rrëfejuni+ Jehovait, Perëndisë së paraardhësve tuaj, bëni çfarë i pëlqen atij+ dhe ndahuni prej popujve të vendit dhe prej grave të huaja.»+ 12 Atëherë tërë kongregacioni u përgjigj dhe tha me zë të lartë: «Na takon të bëjmë tamam sipas fjalës sate.+ 13 Por ka shumë njerëz dhe është periudha e shirave, kështu që nuk është e mundur të qëndrosh jashtë; dhe për këtë punë nuk duhen një apo dy ditë, sepse për këtë çështje jemi rebeluar në një masë të madhe. 14 Prandaj, të lutemi, le të veprojnë princat+ tanë si përfaqësues për tërë kongregacionin. Të gjithë ata në qytetet tona që kanë marrë në shtëpitë e tyre gra të huaja, le të vijnë në kohën e caktuar bashkë me pleqtë e secilit qytet dhe gjykatësit e tij, derisa ta kemi larguar prej nesh zemërimin e zjarrtë të Perëndisë tonë për këtë gjë.»
15 (Por Jonatani, biri i Asahelit, dhe Jahzejahu, biri i Tikvahut, dolën kundër+ kësaj dhe ata që i ndihmuan ishin levitët Meshulam e Shabetai.)+ 16 Dhe kështu bënë ish-mërgimtarët.+ Prifti Ezdra dhe burrat që ishin krerët e etërve për shtëpitë e tyre atërore,+ po, të gjithë ata sipas emrave të tyre, u ndanë dhe u ulën ditën e parë të muajit të dhjetë+ për të shqyrtuar çështjen.+ 17 Ditën e parë të muajit të parë ata kishin mbaruar pak nga pak me tërë burrat që kishin marrë në shtëpi gra të huaja.+ 18 Doli se disa prej bijve të priftërinjve+ u kishin dhënë banim grave të huaja; prej bijve të Jeshuas,+ biri i Jehozadakut+ dhe vëllezërit e tij, Masejahu, Eliezeri, Jaribi dhe Gedaliahu. 19 Por, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, ata premtuan se do t’i largonin gratë e tyre dhe se, duke qenë se ishin fajtorë,+ për fajësinë e tyre do të jepej një dash+ kopeje.
20 Nga bijtë e Imerit+ ishin Hanani dhe Zebadiahu. 21 Nga bijtë e Harimit:+ Masejahu, Elija, Shemajahu, Jehieli dhe Uziahu. 22 Nga bijtë e Pashkurit:+ Elioenai, Masejahu, Ismaeli, Netaneli, Jozabadi dhe Eleasahu. 23 Nga levitët: Jozabadi, Shimei, Kelajahu (domethënë Kelita), Petahia, Juda dhe Eliezeri. 24 Nga këngëtarët, Eliashibi dhe nga derëtarët, Shalumi, Telemi dhe Uri.
25 Nga Izraeli, nga bijtë e Paroshit+ ishin: Ramjahu, Izia, Malkijahu, Mijamini, Eleazari, Malkijahu dhe Benajahu. 26 Nga bijtë e Elamit:+ Mataniahu, Zakaria, Jehieli,+ Abdiu, Jeremoti dhe Elija. 27 Nga bijtë e Zatuit:+ Elioenai, Eliashibi, Mataniahu, Jeremoti, Zabadi dhe Aziza. 28 Nga bijtë e Bebait:+ Jehohanani, Hananiahu, Zabai, Atlai. 29 Nga bijtë e Banit: Meshulami, Maluku, Adajahu, Jashubi, Sheali dhe Jeremoti. 30 Nga bijtë e Pahath-Moabit:+ Adnai, Kelali, Benajahu, Masejahu, Mataniahu, Bezaleli, Binui dhe Manaseu. 31 Nga bijtë e Harimit:+ Eliezeri, Ishijahu, Malkijahu,+ Shemajahu, Shimeoni, 32 Beniamini, Maluku dhe Shemariahu. 33 Nga bijtë e Hashumit:+ Matenai, Matatahu, Zabadi, Elifeleti, Jeremai, Manaseu dhe Shimei. 34 Nga bijtë e Banit: Madai, Amrami, Ueli, 35 Benajahu, Bedejahu, Keluhi, 36 Vaniahu, Meremoti, Eliashibi, 37 Mataniahu, Matenai dhe Jasai. 38 Nga bijtë e Binuit: Shimei, 39 Shelemiahu, Natani, Adajahu, 40 Maknadebai, Shashai, Sharai, 41 Azareli, Shelemiahu, Shemariahu, 42 Shalumi, Amariahu dhe Jozefi. 43 Nga bijtë e Nebos: Jejeli, Matitia, Zabadi, Zebina, Jadai, Joeli dhe Benajahu. 44 Të gjithë këta kishin marrë gra të huaja+ dhe nisën t’i largonin gratë bashkë me bijtë e tyre.