2 Pse ziejnë kombet,+
dhe pse popujt murmuritin gjëra të kota?+
2 Mbretërit e tokës u kundërvunë,+
zyrtarët e lartë u mblodhën si një trup i vetëm+
kundër Jehovait+ dhe të mirosurit+ të tij,
3 e thonë: «Le t’i këputim vargonjtë e tyre+
e t’i flakim tej litarët me të cilët na kanë lidhur.»+
4 Ai që ulet në qiej,+ do të qeshë me ta,
po, vetë Jehovai, do t’i përqeshë.+
5 Pikërisht atëherë i zemëruar do t’u flasë,+
dhe tejet i nxehur do t’i pështjellojë,+
6 e do të thotë: «E kam vënë mbretin tim+
në Sion,+ në malin tim të shenjtë.»+
7 Do të përmend dekretin e Jehovait.
Ai më tha: «Ti je biri im,+
sot unë jam bërë ati yt.+
8 Më kërko,+ e unë do të të jap kombe si trashëgimi+
dhe skajet e tokës si zotërim.+
9 Ti do t’i copëtosh me një skeptër të hekurt,+
e do t’i bësh copë e çikë si të ishin enë poçari.»+
10 Tani, o mbretër, tregoni gjykim të thellë!
Pranoni të ndreqeni, o gjykatës të tokës!+
11 Shërbejini Jehovait me frikë+
dhe gëzoni të drithëruar.+
12 Puthni birin,+ që Perëndia të mos zemërohet me ju
e të zhdukeni nga udha e jetës,+
sepse atij i ndizet kollaj zemërimi.+
Lum të gjithë ata që gjejnë strehë tek ai!+