Psalmet
Psalm i Davidit.
35 O Jehova, mbroje çështjen time ligjore para kundërshtarëve të mi!+
Lufto kundër atyre që më luftojnë!+
3 Nxirr heshtën dhe sëpatën me dy tehe për t’u dalë para atyre që më janë vënë pas.+
Thuaji shpirtit tim: «Unë jam shpëtimi yt.»+
4 Le të turpërohen dhe të poshtërohen ata që kërkojnë shpirtin tim!+
Le të zmbrapsen dhe le të skuqen ata që kurdisin të këqija kundër meje!+
7 Se pa shkak bënë për mua një gropë të mbuluar me rrjetë,+
pa asnjë shkak e hapën për shpirtin tim.+
8 U ardhtë rrënimi papandehur,+
i zëntë rrjeta që kanë fshehur!+
Rënçin vetë në të e u shkatërrofshin!+
10 Tërë kockat e mia do të thonë:+
«O Jehova, kush është si ti,+
që e çliron të munduarin nga ata që janë më të fortë se ai,+
të munduarin dhe të varfrin nga ata që e zhvatin?»+
13 Kur sëmurej ndonjë nga ata, unë vishesha me copë thesi+
dhe e mundoja shpirtin tim me agjërime.+
Por lutja që bëja, më kthehej prapë në gji.+
14 Sikur ta kisha shok, sikur ta kisha vëlla,+
bëja ecejake si ai që mban zi për nënën,+
dhe kërrusesha i trishtuar.
15 Por, kur çaloja unë, ata mblidheshin e gëzonin,+
mblidheshin kundër meje+
dhe më goditnin kur nuk e prisja.+
Më bënë copë e nuk i ndalën sulmet shpifëse.+
17 O Jehova, deri kur do të rrish duke parë?+
Çliroje shpirtin tim nga rrënimi që më sjellin,+
të vetmin që kam,+ çliroje nga luanët e rinj me krifë.
19 Mos u dhënça shkak që të kënaqen me të keqen time atyre që s’kanë pse të jenë armiqtë e mi,+
dhe ata që më urrejnë pa shkak, të mos ia shkelin syrin njëri-tjetrit.+
23 Ngrihu, zgjohu për të më dhënë të drejtë,+
o Perëndia im Jehova, për të mbrojtur çështjen time ligjore!+
24 Më gjyko sipas drejtësisë sate, o Jehova, Perëndia im,+
dhe bëj që ata të mos kënaqen me të keqen time!+
26 Le të turpërohen e le të skuqen që të gjithë+
ata që gëzojnë për të keqen që më ka zënë!+
U mbulofshin me turp+ dhe u poshtërofshin ata që mbahen me të madh kundër meje!+