Këngë e Davidit, për kujtim.
38 O Jehova, mos më qorto në indinjatën tënde,+
mos më ndreq në tërbimin tënd!+
2 Se shigjetat e tua më janë ngulur thellë,+
dhe dora jote ka rënë mbi mua.+
3 Për shkak të dënimit tënd, nuk ka asnjë grimë të shëndoshë në trupin tim.+
Kockat e mia nuk gjejnë paqe për shkak të mëkatit tim.+
4 Sepse fajet e mia më kaluan mbi krye si dallgë,+
më rëndojnë shumë, si një barrë tepër e rëndë.+
5 Plagët e mia mbajnë erë dhe janë qelbëzuar,
për shkak të marrëzisë sime.+
6 E kam humbur toruan, jam kërrusur fare,+
gjithë ditën e ditës endem i trishtuar.+
7 Sepse ijët më djegin
dhe në trupin tim s’ka asnjë grimë mishi të shëndoshë.+
8 Jam i mpirë dhe i dërrmuar sa s’ka ku të vejë.
Ulërij nga rënkimet e zemrës.+
9 O Jehova, çdo dëshirë që kam, është para teje,
dhe psherëtimat e mia nuk i kam mbajtur fshehur.+
10 Zemra më rreh fort, fuqitë më kanë lënë,
dhe drita e syve po më fiket.+
11 Shokët dhe ata që thonë se më duan, u rrinë larg plagëve të mia,+
dhe miqtë e mi të ngushtë më rrinë larg.+
12 Ata që kërkojnë shpirtin tim, më ngrenë gracka,+
ata që më duan të keqen, flasin me keqdashje+
dhe pëshpëritin mashtrime gjithë ditën.+
13 Por unë nuk i dëgjoj, sikur të isha i shurdhër.+
Nuk e hap gojën, sikur të isha i pagojë.+
14 Kështu u bëra si i shurdhëri,
dhe me gojën time nuk u kundërpërgjigja.
15 Sepse unë të prita ty, o Jehova!+
Dhe ti m’u përgjigje, o Jehova, Perëndia im!+
16 Unë thashë: «Përndryshe, ata do të kënaqeshin me të keqen time.+
Kur këmba të më shkiste,+ ata do të mbaheshin me të madh para meje.»+
17 Sepse gati u pengova,+
dhe e kisha dhembjen përherë para meje.+
18 Sepse e tregova fajin tim,+
e ndihesha në ankth për mëkatin tim.+
19 Armiqtë e mi, që janë gjallë, u bënë të fuqishëm,+
dhe ata që më urrejnë pa shkak, u bënë shumë.+
20 Ma kthyen të mirën me të keqe,+
m’u kundërvunë pse ndiqja të mirën.+
21 Mos më braktis, o Jehova,
mos më rri larg, o Perëndia im!+
22 Nxito të më ndihmosh,+
o Jehova, shpëtimi im!+