Dirigjuesit. Për Jeduthun.+ Këngë e Davidit.
39 Unë thashë: «Do t’i kem kujdes udhët e mia,+
që të mos mëkatoj me gjuhë.+
Gojën do ta ruaj me gojëz,+
derisa i ligu të jetë para meje.»+
2 Dhe heshta, mbeta si i pagojë,+
nuk nxora zë as për ndonjë gjë të mirë,+
e ndrydha dhembjen time.
3 Zemra më digjte përbrenda.+
Tek psherëtija, ky zjarr më përvëlonte,
dhe me gjuhën time nisa të thosha:
4 «O Jehova, më trego sa shpejt do të më vijë fundi+
dhe sa të shkurtra do të jenë ditët e mia,+
që ta di se sa ditëshkurtër jam.+
5 Ja, ti i ke pakësuar shumë ditët e mia,+
dhe jetëgjatësia ime s’është asgjë për ty.+
Po, çdo njeri, sado i fortë të jetë, s’është veçse avull.+ Selah.
6 Po, njeriu endet si hije.+
Më kot njerëzit zhurmojnë.+
Ata grumbullojnë pasuri, pa e ditur se kush do t’i gëzojë.+
7 E tani, çfarë kam shpresuar, o Jehova?
Unë të pres vetëm ty.+
8 Më çliro nga të gjitha shkeljet që kam bërë.+
Mos lër që i pamendi të më poshtërojë.+
9 Unë s’nxora asnjë fjalë,+ nuk munda ta hap gojën,+
prej asaj që bëre ti.+
10 Largoje plagën tënde prej meje.+
Nga goditjet e dorës sate, mora fund.+
11 Ti e ndreq njeriun duke e qortuar për fajet e tij,+
dhe ia bren si mola+ gjërat që janë të çmuara për të.
Po, çdo njeri s’është veçse avull.+ Selah.
12 Dëgjoje lutjen time, o Jehova,
dhe ma vër veshin kur të thërras për ndihmë!+
Mos hesht para lotëve të mi,+
se para teje unë s’jam veç një i ardhur,+
një i shpërngulur si të gjithë paraardhësit e mi.+
13 Hiqi sytë nga unë, që të çelem përsëri+
para se të iki e të mos jem më.»+