Dirigjuesit. Psalm i bijve të Korahut.+ Maskil.
44 O Perëndi, ne i dëgjuam me veshët tanë,
paraardhësit tanë na i treguan+
veprat që kreve në ditët e tyre,+
shumë kohë më parë.+
2 Me dorën tënde ti përzure kombe+
e në vend të tyre vure ata.+
Ti theve popuj dhe i dëbove.+
3 Sepse vendin nuk e shtinë në dorë me shpatën e vet,+
dhe shpëtimin nuk ua solli krahu i tyre.+
Por ishte dora jote e djathtë, krahu yt+ dhe drita e faqes sate,
se ata të dhanë kënaqësi.+
4 Ti je Mbreti im, o Perëndi!+
Urdhëro që Jakobit t’i vijë një shpëtim madhështor.+
5 Me ty do t’i zmbrapsim kundërshtarët tanë;+
në emrin tënd do t’i shtypim ata që ngrihen kundër nesh.+
6 Sepse nuk kisha besim te harku im+
dhe nuk ishte shpata ajo që më shpëtonte.+
7 Ishe ti që na shpëtove nga kundërshtarët+
dhe që mbulove me turp ata që na urrenin thellësisht.+
8 Për ty, o Perëndi, do të thurim lavde gjithë ditën,+
dhe përjetë do ta përlëvdojmë emrin tënd.+ Selah.
9 Por tani ti na ke hedhur tej e na poshtëron ende,+
dhe nuk del me ushtrinë tonë.+
10 Na bën të sprapsemi para kundërshtarit,+
dhe ata që na urrejnë thellësisht, na zhvatin.+
11 Na dorëzon si dele, si një gjë që hahet,+
dhe mes kombeve na ke shpërndarë.+
12 Ti e shet popullin tënd për hiçgjë,+
dhe nga çmimi i tij s’ke pasur fitim.
13 Ti bëre që të na poshtërojnë fqinjët tanë,+
të na përqeshin dhe të na shpotitin ata që kemi përreth.+
14 Na bëre gazin e kombeve,+
dhe popujt tundin kokën me tallje.+
15 Poshtërimi më rri përpara gjithë ditën,
dhe fytyrën ma ka mbuluar turpi,+
16 për shkak të zërit të atij që poshtëron dhe shan,
për shkak të armikut dhe të atij që merr hak.+
17 Të gjitha këto kanë rënë mbi ne, por nuk të kemi harruar+
dhe nuk e kemi tradhtuar besëlidhjen tënde.+
18 Zemra jonë nuk është kthyer prapa me pabesi,+
dhe hapat tanë nuk janë shmangur nga shtegu yt.+
19 Sepse ti na ke dërrmuar në vendin e çakejve+
dhe na ke mbuluar me terr.+
20 Po ta kishim harruar emrin e Perëndisë tonë
ose t’i kishim shtrirë duart për t’iu lutur një perëndie të huaj,+
21 a nuk do ta zbulonte Perëndia këtë?+
Sepse ai i di mirë të fshehtat e zemrës.+
22 Por, për shkakun tënd, na vrasin gjatë gjithë ditës;
jemi quajtur dele për therje.+
23 Ngrihu! Pse po fle, o Jehova?+
Zgjohu! Mos na hidh tej përgjithmonë!+
24 Pse e mban të fshehur fytyrën tënde?
Pse e harron mundimin dhe shtypjen tonë?+
25 Se na është kërrusur shpirti deri në pluhur;+
barku na është ngjitur pas tokës.
26 Ngrihu të na ndihmosh+
dhe na shpengo për hir të dashamirësisë sate.+