Dirigjuesit. Për vegla me tela. Maskil. Psalm i Davidit. Kur zifitët vajtën e i thanë Saulit: «A nuk e di se Davidi fshihet mes nesh?»+
54 O Perëndi, shpëtomë me emrin tënd,+
dhe me fuqinë tënde mbroje çështjen time!+
2 O Perëndi, dëgjoje lutjen time,+
vërua veshin fjalëve të gojës sime!+
3 Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje,
dhe tiranët kërkojnë shpirtin tim.+
Ata nuk duan t’ia dinë për Perëndinë.+ Selah.
4 Ja, Perëndia është ndihma ime;+
Jehovai është me ata që i bëhen krah shpirtit tim.
5 Ai do t’ua kthejë të keqen armiqve të mi.+
Falë besnikërisë sate bëji të heshtin.+
6 Me gatishmëri do të bëj flijime për ty.+
Emrin tënd do ta përlëvdoj, o Jehova, sepse kjo gjë është e mirë.+
7 Sepse ti më çliron nga çdo vuajtje,+
dhe syri im i ka parë nga lart armiqtë e mi.+