Psalmet
Dirigjuesit. Për vegla me tela. Maskil. Psalm i Davidit.
2 Kushtomë vëmendje dhe m’u përgjigj!+
Nga shqetësimi që kam, s’gjej prehje+
dhe s’e fsheh dot që jam i trazuar,
3 nga zëri i armikut, nga presionet e të ligut.+
Se ata hedhin vazhdimisht të këqija mbi mua,+
janë të zemëruar e ushqejnë mëri kundër meje.+
6 Unë s’pushoj së thëni: «Ah, të kisha krahë si pëllumbi!+
Tutje do të fluturoja dhe diku gjetkë do të banoja.+
12 Pasi mua nuk më poshtëroi armiku,+
se këtë do ta kisha duruar.
Nuk u mbajt me të madh ndaj meje,+ ai që më urrente thellësisht,
se atij do t’i isha fshehur.+
14 sepse ne gëzonim bashkë një miqësi të ngushtë e të përzemërt;+
për në shtëpinë e Perëndisë shkonim tok me të tjerët.+
18 Ai do ta shpengojë shpirtin tim nga beteja që bëhet kundër meje dhe do të më japë paqe,+
sepse ata që më dalin kundër, erdhën turma-turma.+
19 Perëndia, Ai që rri ulur në fron, do të më dëgjojë+
ashtu si në të kaluarën,+ dhe do t’u përgjigjet—Selah—
atyre që nuk bëjnë ndryshime+
dhe që nuk i frikësohen Perëndisë.+
20 Njëri nga ata ka shtrirë duart kundër atyre që janë në paqe me të;+
ka përdhosur besëlidhjen e tij.+
21 Fjalët e gojës së tij janë më të buta se gjalpi,+
por zemrën e ka gati për luftë.+
Fjalët e tij zbutin më shumë se vaji,+
por janë shpata të zhveshura.+