Psalmet
Dirigjuesit. «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam. Kur u fsheh në shpellë për shkak të Saulit.+
57 Jepmë hir, o Perëndi, jepmë hir,+
sepse te ti është strehuar shpirti im+
dhe në hijen e krahëve të tu strehohem derisa të kalojnë mundimet.+
2 Unë i thërras Perëndisë, Më të Lartit, Perëndisë së vërtetë që u jep fund atyre për mua.+
3 Ai do të dërgojë ndihmë nga qielli dhe do të më shpëtojë.+
Ai do ta pështjellojë atë që hap gojën të më kafshojë.+ Selah.
Perëndia do të dërgojë dashamirësinë dhe të vërtetën e tij.+
4 Shpirti im gjendet mes luanëve.+
S’më mbetet veçse të shtrihem mes gllabëruesve, po, mes bijve të njerëzve,
që i kanë dhëmbët heshta dhe shigjeta,+
kurse gjuhën shpatë të mprehtë.+
6 Ata përgatitën një rrjetë për hapat e mi.+
Shpirti më është kërrusur.+
Gërmuan para meje një gropë,
por ranë vetë në të.+ Selah.