Psalmet
Dirigjuesit. Sipas mënyrës së Jeduthunit.* Psalm i Asafit.+ Këngë.
77 Me zërin tim do të thërras Perëndinë,+
po, me zërin tim do ta thërras, dhe ai ka për të më dëgjuar.+
2 Ditën e ankthit kërkoj Jehovain.+
Natën dora ime rri e shtrirë e nuk mpihet;
shpirti im nuk pranon të ngushëllohet.+
6 Natën do të kujtoj muzikën që luaj me tela;+
zemra ime do të jetë në merak+
e fryma ime do të hetojë me kujdes gjithçka.
8 A thua të ketë marrë fund përgjithnjë dashamirësia e tij?+
A ka dalë e kotë+ fjala e tij brez pas brezi?
9 Mos ka harruar Perëndia të japë hir?+
Mos e ka mbyllur derën e mëshirës së tij nga zemërimi?+ Selah.
13 Udha jote, o Perëndi, është në vendin e shenjtë.+
Cili perëndi është kaq i madh, sa Perëndia ynë?+
14 Ti je Perëndia i vërtetë që vepron në mënyrë të mrekullueshme.+
Ua ke treguar popujve forcën tënde.+
16 Ujërat të kanë parë, o Perëndi,
ujërat të kanë parë e dhembje të forta zunë të kishin.+
Edhe thellësitë e ujit nisën të trazoheshin.+
18 Gjëmimi i bubullimës sate ishte si rrotat e karrocës;+
rrufetë ndriçuan vendin;+
toka u drodh e zuri të lëkundej.+