Psalmet
Këngë e Asafit.
79 Kombet hynë në trashëgiminë tënde, o Perëndi;+
tempullin tënd të shenjtë e përdhosën,+
Jerusalemin e katandisën në një grumbull gërmadhash.+
2 Kufomat e shërbëtorëve të tu ua kanë dhënë si ushqim shpendëve të qiellit,+
mishin e besnikëve të tu, bishave të dheut.+
4 Jemi bërë për t’u poshtëruar nga fqinjët tanë,+
për t’u përqeshur e për t’u shpotitur nga ata që na rrethojnë.+
5 Deri kur, o Jehova, do të të vlojë zemërimi? Përgjithmonë?+
Deri kur furia jote do të djegë posi zjarr?+
6 Zbraze pra, tërbimin mbi kombet që nuk të kanë njohur,+
dhe mbi mbretëritë që nuk kanë thirrur emrin tënd!+
8 Mos na i hidh neve fajet e të parëve.+
Nxito! Mëshira jote le të na dalë përpara,+
se jemi katandisur si mos më keq.+
9 Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit tonë,+
për lavdinë e emrit tënd!+
Na çliro e mbuloji mëkatet tona, për hir të emrit tënd!+
10 Pse të thonë kombet: «Ku është Perëndia i tyre?»+
Para syve tanë, tregoju kombeve+
hakmarrjen për gjakun e derdhur të shërbëtorëve të tu.+