Këngë e ngjitjeve.
130 Nga thellësitë të thërras, o Jehova!+
2 O Jehova, dëgjoje zërin tim!+
Veshët e tu i dëgjofshin me vëmendje përgjërimet e mia!+
3 Po t’i mbaje sytë te fajet,+ o Jah,
o Jehova, kush do të mbetej në këmbë?+
4 Ti fal me të vërtetë,+
që të kenë frikë nga ti.+
5 Unë shpresoj të më ndihmosh, o Jehova, shpirti im shpreson,+
dhe fjalën tënde pres.+
6 Shpirti im pret Jehovain+
më shumë se roja mëngjesin,+
po, më shumë se roja që pret syçelë mëngjesin.+
7 Le të presë Izraeli Jehovain,+
sepse Jehovai tregon dashamirësi+
dhe shpengon me bujari.+
8 Ai do ta shpengojë Izraelin nga tërë fajet.+