Isaia
4 Atë ditë shtatë gra do të kapin një burrë+ dhe do t’i thonë: «Ne do të hamë bukën tonë dhe do të veshim mantelet tona, veç të mbajmë emrin tënd, që të na hiqet poshtërimi.»+
2 Atë ditë, filizi+ i Jehovait do të jetë për stoli e lavdi,+ dhe fryti i vendit do të jetë diçka për t’u krenuar+ dhe një gjë e bukur për të shpëtuarit e Izraelit.+ 3 Për ata që kanë mbetur në Sion dhe për ata që janë lënë në Jerusalem, do të thuhet se janë të shenjtë për të,+ po, për këdo që është regjistruar mes të gjallëve në Jerusalem.+
4 Kur, me anë të forcës së gjykimit dhe të shkrumbimit,+ Jehovai të ketë larë jashtëqitjet e banorëve të Sionit+ dhe të ketë shpëlarë+ prej tij edhe gjakun+ e derdhur nga Jerusalemi, 5 mbi tërë Malin e Sionit me themele të forta+ dhe mbi vendin e tij të asamblesë, Jehovai do të krijojë ditën një re dhe tym, kurse natën dritën e një zjarri flakërues,+ sepse mbi tërë lavdinë do të ketë një strehë.+ 6 Ditën do të ketë një kasolle për të bërë hije kundër të nxehtit përvëlues,+ si dhe për t’u strehuar e për t’u fshehur nga shtrëngata dhe nga reshjet.+