Eksodi
5 Më pas, Moisiu dhe Aaroni shkuan te faraoni+ dhe i thanë: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Lëre popullin tim të shkojë, që të kremtojë një festë për mua në shkretëtirë.’»+ 2 Por faraoni tha: «Kush është Jehovai,+ që u dashka t’i bindem zërit të tij, dhe ta lë Izraelin të shkojë?!+ Unë s’e njoh fare Jehovain,+ dhe s’kam për ta lënë Izraelin të shkojë!»+ 3 Megjithatë, ata i thanë: «Perëndia i hebrenjve na është shfaqur.+ Të lutemi, na lër të shkojmë tri ditë udhë larg në shkretëtirë dhe t’i bëjmë flijime Jehovait, Perëndisë tonë.+ Përndryshe, ai mund të na godasë me murtajë ose me shpatë.»+ 4 Mbreti i Egjiptit ua ktheu: «Përse vallë, ti, o Moisi, dhe ti, o Aaron, e hiqni popullin nga puna?+ Shkoni e bartni barrët tuaja!»+ 5 Faraoni vazhdoi: «Ky popull është kaq i shumtë+ në vend, kurse ju nuk po i lini të bartin barrët e tyre.»+
6 Menjëherë, po atë ditë, faraoni u dha urdhër të parëve të popullit dhe atyre që i shtrëngonin të punonin:+ 7 «Mos mblidhni më kashtë si më parë, për t’ia dhënë popullit, që të bëjë tulla.+ Le të shkojnë ta mbledhin vetë. 8 Megjithatë, kërkojuni të bëjnë po atë sasi tullash që bënin edhe më parë, dhe mos ua pakësoni fare normën, sepse janë dembelë!+ Ja përse thërrasin: ‘Duam të shkojmë, duam t’i bëjmë flijime Perëndisë tonë!’+ 9 Rëndojuani punën e të robtohen, dhe të mos u kushtojnë vëmendje fjalëve të rreme.»+
10 Kështu, të parët e popullit dhe ata që i shtrëngonin të punonin,+ dolën dhe i thanë popullit: «Ja çfarë thotë faraoni: ‘Nuk do t’ju jap më kashtë. 11 Shkoni dhe mblidheni vetë, ku të jetë, dhe puna nuk do t’ju pakësohet asnjë grimë.’»+ 12 Prandaj, populli u shpërnda nëpër gjithë vendin e Egjiptit, që të mblidhnin kashtë për të nxjerrë lëmishte. 13 Ata që i shtrëngonin të punonin, i ngutnin+ dhe u thoshin: «Secili të mbarojë punën e vet, ditë për ditë, njësoj si atëherë kur ju jepnin lëmishte.»+ 14 Më vonë, përgjegjësit+ që faraoni kishte vënë mbi ta, i rrahën+ të parët e bijve të Izraelit dhe u thanë: «Përse nuk e keni mbaruar as dje, as sot, detyrën që ju është caktuar për të bërë po aq tulla+ sa edhe më parë?»+
15 Atëherë të parët+ e bijve të Izraelit shkuan e nisën të qaheshin para faraonit: «Përse sillesh kështu me shërbëtorët e tu? 16 Shërbëtorëve të tu nuk po u japin më lëmishte, e megjithatë na thonë: ‘Bëni tulla!’ Pastaj na rrahën, por fajin e kanë njerëzit e tu.»+ 17 Por ai u tha: «Jeni dembelë, jeni dembelë!+ Prandaj thoni: ‘Duam të shkojmë, duam t’i bëjmë flijime Jehovait.’+ 18 Ikni tani dhe punoni! Lëmishte nuk do t’ju jepet më, e prapëseprapë do të bëni të njëjtën sasi tullash.»+
19 Atëherë të parët e bijve të Izraelit e panë veten në pikë të hallit, sepse iu thanë:+ «S’keni për ta pakësuar asnjë grimë normën e përditshme të tullave për askënd.»+ 20 Pastaj takuan Moisiun dhe Aaronin,+ që po i prisnin të ktheheshin nga faraoni. 21 Menjëherë, ata u thanë: «Jehovai shikoftë dhe ju gjykoftë,+ sepse na keni bërë të pështirë*+ në sy të faraonit dhe të shërbëtorëve të tij, dhe u keni dhënë shpatën në dorë për të na vrarë.»+ 22 Atëherë Moisiu iu drejtua Jehovait+ dhe tha: «Jehova, përse i ke bërë keq këtij populli?+ Përse më ke dërguar?+ 23 Sepse, që kur unë shkova para faraonit për t’i folur në emrin tënd,+ ai i ka bërë keq këtij populli,+ dhe ti nuk e ke çliruar aspak popullin tënd.»+