Isaia
37 Me t’i dëgjuar këto gjëra, mbreti Hezekia shqeu rrobat, u vesh me copë thesi+ dhe vajti në shtëpinë e Jehovait.+ 2 Veç kësaj, ai dërgoi te profeti Isaia,+ biri i Amozit, Eliakimin,+ përgjegjësin e shtëpisë, bashkë me sekretarin Shebna+ dhe priftërinjtë e moshuar,+ të veshur me copë thesi. 3 Këta i thanë atij: «Kështu thotë Hezekia: ‘Kjo ditë është ditë halli,+ ditë qortimi dhe poshtërimi me paturpësi,+ sepse bijtë janë gati të dalin nga barku, por nënat nuk kanë fuqi t’i lindin.+ 4 Ndoshta Jehovai, Perëndia yt, do t’i dëgjojë fjalët e rabshakehut,*+ të cilin zotëria i tij, mbreti i Asirisë, e dërgoi për të sfiduar+ Perëndinë e gjallë, dhe do t’i kërkojë llogari për fjalët që Jehovai, Perëndia yt ka dëgjuar.+ Lutu+ për ata që kanë mbetur.’»+
5 Kështu, shërbëtorët e mbretit Hezekia vajtën tek Isaia,+ 6 dhe ai u tha: «Do t’i thoni zotërisë tuaj: “Kështu thotë Jehovai:+ ‘Mos u frikëso+ nga fjalët me të cilat më shanë shërbëtorët+ e mbretit të Asirisë. 7 Ja, unë po ngjall një frymë+ tek ai, dhe ai do të dëgjojë një raport+ e do të kthehet në vendin e vet. Unë do të bëj që ai të bjerë nga shpata në vendin e vet.’”»+
8 Meqë rabshakehu+ kishte dëgjuar se mbreti i Asirisë ishte larguar nga Lakishi,+ ai u kthye tek ai dhe e gjeti duke luftuar kundër Libnahut.+ 9 Më pas, mbreti dëgjoi të thuhej për Tirhakahun,+ mbretin e Etiopisë: «Ai ka dalë të luftojë kundër teje.» Kur e dëgjoi këtë, ai i dërgoi menjëherë lajmëtarë+ Hezekisë, që t’i thoshin: 10 «I thoni kështu Hezekisë, mbretit të Judës: “Mos lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë,+ duke thënë: ‘Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+ 11 Ja, ti e ke dëgjuar se si i shkatërruan mbretërit e Asirisë gjithë vendet e tjera.+ Kujton se ti do të shpëtosh?+ 12 A i çliruan vallë perënditë+ e kombeve Gozanin,+ Haranin,+ Rezefin dhe bijtë e Edenit+ që ishin në Tel-Asar, kombe që u shkatërruan nga paraardhësit e mi? 13 Ku është mbreti i Hamathit,+ mbreti i Arpadit,+ mbreti i qytetit të Sefarvaimit+ dhe mbreti i Henës dhe i Ivahut?”»+
14 Hezekia e mori letrën nga dora e lajmëtarëve dhe e lexoi.+ Pas kësaj u ngjit në shtëpinë e Jehovait dhe e hapi para Jehovait.+ 15 Dhe Hezekia filloi t’i lutej Jehovait:+ 16 «O Jehova i ushtrive, Perëndia i Izraelit,+ që rri ulur mbi kerubinët, vetëm ti je Perëndia i vërtetë i gjithë mbretërive të tokës.+ Ti i ke bërë qiejt dhe tokën.+ 17 Ktheje veshin, o Jehova, dhe dëgjo!+ Hapi sytë,+ o Jehova, dhe shiko! Dëgjoji tërë fjalët që ka dërguar Senakeribi+ për të sfiduar Perëndinë e gjallë.+ 18 Është e vërtetë, o Jehova, që mbretërit e Asirisë kanë shkretuar tërë vendet e tjera, si edhe vetë vendin e tyre.+ 19 Perënditë e tyre i dogjën në zjarr+ dhe i shkatërruan, sepse nuk ishin perëndi,+ por vepër e duarve të njeriut,+ dru dhe gur.+ 20 Por tani, o Jehova, Perëndia ynë,+ na shpëto nga duart e tij,+ që tërë mbretëritë e tokës ta dinë se vetëm ti, o Jehova, je Perëndi.»+
21 Atëherë Isaia, biri i Amozit, i dërgoi fjalë Hezekisë: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Meqë më je lutur lidhur me Senakeribin, mbretin e Asirisë,+ 22 kjo është fjala që thotë Jehovai kundër tij:
‘Virgjëresha e Sionit të përbuz, të përqesh.+
Jerusalemi tund kokën+ prapa teje.
23 Kë ke sfiduar+ dhe ke sharë?!+
Kundër kujt e ke ngritur zërin,+
kundër kujt i ngre sytë me krenari?!+
Kundër të Shenjtit të Izraelit!+
24 Me anë të shërbëtorëve të tu, ke sfiduar Jehovain e ke thënë:+
“Me morinë e karrocave të mia të luftës+
do të ngjitem deri në majë të rajoneve malore,+
do të arrij deri në viset më të thella të Libanit.+
Do të pres cedrat e tij të lartë, dëllinjat+ e tij më të mira.
Unë do të shkoj në majën e tij më të largët, në pyllin e tij të harlisur.+
25 Do të gërmoj e do të pi ujë,
dhe me tabanin e këmbëve do të thaj gjithë kanalet e Nilit+ të Egjiptit.”+
26 Nuk ke dëgjuar gjë?+ Ajo që do të bëj, është vendosur që prej shumë kohësh.+
I kam dhënë formë qëllimit tim që nga ditët e moçme+ dhe tani do ta plotësoj.+
Ti do të shërbesh për t’i bërë qytetet e fortifikuara të shkreta si pirgje gërmadhash.+
27 Banorët e tyre do t’i kenë duart të pafuqishme,+
do të tmerrohen e do t’u vijë turp.+
Ata do të bëhen si bimësia e fushës dhe si bari i njomë,+
po, si bari i çative+ dhe i brezareve, kur zhuritet nga era e lindjes.+
28 Unë e di mirë+ kur ulesh i qetë, kur hyn e kur del,+
dhe kur të hipën tërbimi kundër meje.+
29 Sepse tërbimi yt kundër meje+ dhe ulërima jote kanë arritur në veshët e mi.+
Unë do të të vë një grremç në hundë dhe një fre në gojë+
e do të të kthej andej nga ke ardhur.’+
30 Kjo do të jetë shenja për ty: këtë vit do të hani atë që do të rritet nga kokrrat e rëna përtokë,+ kurse vitin e dytë nga drithi që do të mbijë vetiu, por vitin e tretë mbillni farë dhe korrni, mbillni vreshta dhe hani frytin e tyre.+ 31 Ata të shtëpisë së Judës që do të shpëtojnë, pra, ata që do të mbeten,+ do të lëshojnë rrënjë poshtë dhe do të prodhojnë fryt lart.+ 32 Sepse nga Jerusalemi do të dalë një mbetje+ dhe nga mali i Sionit ata që do të shpëtojnë.+ Zelli i Jehovait të ushtrive do ta bëjë këtë.+
33 Prandaj, kështu thotë Jehovai për mbretin e Asirisë:+ ‘Ai nuk do të hyjë në këtë qytet,+ as do të qëllojë me shigjeta, as do t’i dalë përpara me mburoja dhe as do të ngrejë një ledh rrethues kundër tij.+
34 Ai do të kthehet andej nga erdhi dhe nuk do të hyjë në këtë qytet,—thotë Jehovai.+— 35 Unë do ta mbroj këtë qytet+ dhe do ta shpëtoj për hirin tim+ dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim.’”»+
36 Atëherë engjëlli+ i Jehovait doli dhe goditi njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë veta në kampin e asirianëve.+ Kur populli u ngrit herët në mëngjes, të gjithë ata ishin kufoma.+ 37 Kështu Senakeribi,+ mbreti i Asirisë, u tërhoq, mori rrugën e kthimit+ dhe u vendos në Ninevi.+ 38 Një ditë, ndërsa përkulej në shtëpinë e Nisrokut,+ perëndisë së tij,+ Adrameleku dhe Sharezeri, bijtë e vet, e vranë me shpatë+ dhe ia mbathën në vendin e Araratit.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Esar-Hadoni.+