Vajtimet
א [ʼÁlef]*
2 Oh, ç’e mbuloi me re Jehovai në zemërimin e vet bijën e Sionit!+
Bukurinë e Izraelit+ e hodhi nga qielli në tokë.+
Stolin e tij të këmbëve+ nuk e kujtoi ditën e zemërimit.
ב [Beth]
2 Jehovai ka përpirë vendbanimet e Jakobit, pa iu dhimbsur asnjëri+ prej tyre.
Në tërbimin e tij ka shembur vendet e fortifikuara+ të bijës së Judës.
Ai e ka rrafshuar përtokë,+ ka përdhosur mbretërinë+ dhe princat e saj.+
ג [Gímel]
3 Në zjarrin e zemërimit ka rrëzuar çdo bri* të Izraelit.+
Ai e ka tërhequr të djathtën e tij kur gjendeshin para armikut,+
dhe po e djeg Jakobin* si një zjarr flakërues që përpin gjithçka përreth.+
ד [Dáleth]
4 Harkun e ka tendosur si armik,+ kurse dora e tij e djathtë+ ka zënë pozicion
si kundërshtar+ dhe vazhdon t’i vrasë të gjithë ata që kanë një pozitë të dëshirueshme.+
Në tendën+ e bijës së Sionit e derdhi tërbimin e tij, tamam si zjarr.+
ה [Heʼ]
5 Jehovai është bërë si armik.+ Ai e ka përpirë Izraelin,+
ka përpirë gjithë kullat e tij të banimit+ dhe ka kthyer në gërmadhë fortifikatat e tij.+
Te bija e Judës ka bërë të vërshojnë zia dhe vajtimi.+
ו [Ua]
6 Ai e prish kasollen+ e tij, si kolibe që gjendet në një kopsht.+ Festën e tij e prishi.
Jehovai ka bërë që në Sion të harrohen festat+ dhe sabati.
Ai dënon me zemërim dhe s’do t’ia dijë as për mbret e as për prift.+
ז [Zájin]
7 Jehovai e ka hedhur tej altarin e tij,+ i ka vënë shkelmin shenjtërores së tij.+
Muret e kullave të tij të banimit i ka dorëzuar në duart e armiqve.+
Në shtëpinë e Jehovait ata e ngritën zërin si në ditë feste.+
ח [Heth]
8 Jehovai ka menduar ta shembë murin+ e bijës së Sionit.
Ai ka shtrirë litarin për matje+ dhe nuk ka hequr dorë nga gllabërimi i vendit.+
Ledhin mbrojtës dhe murin i bëri të mbajnë zi,+ e ata janë bërë gërmadhë që të dy.
ט [Teth]
9 Portat e saj+ janë fundosur në dhé. Ai ia ka shkatërruar e copëtuar shulat.
Mbreti dhe princat e saj janë tretur mes kombeve.+ Nuk ka ligj.+
Profetët e saj nuk kanë pasur asnjë vegim nga Jehovai.+
י [Jodh]
10 Pleqtë e bijës së Sionit ulen përtokë dhe rrinë në heshtje.+
Mbi kokë kanë hedhur pluhur+ dhe janë veshur me copë thesi.+
Virgjëreshat e Jerusalemit e kanë ulur kokën deri në tokë.+
כ [Haf]
11 Sytë m’u tretën nga lotët,+ zorrët po më dridhen+
dhe mëlçia më është derdhur përtokë,+ sepse bija e popullit tim është rrëzuar,+
sepse fëmija dhe foshnja e gjirit po mpaken nëpër sheshet e qytetit.+
ל [Lámedh]
12 Nënave të tyre u thoshin: «Ku është drithi dhe vera?»+
Sepse po mpakeshin si të vrarët nëpër sheshet e qytetit,
sepse po jepnin shpirt në gjirin e nënave të tyre.
מ [Mem]
13 Cilin të nxjerr para teje që të dëshmojë? Me kë të të përngjasoj, o bijë e Jerusalemit?+
Me kë të të barazoj për të të ngushëlluar, o bija e virgjër e Sionit?+
Sepse plaga jote+ është e thellë sa deti. Kush mund të të shërojë?+
נ [Nun]
14 Në vegime profetët e tu kanë parë për ty gjëra të kota e të pakënaqshme.+
Fajin tënd nuk e zbuluan, që kështu të ta largonin robërinë,+
por përkundrazi, shihnin në vegime shpallje të kota e mashtruese për ty.+
ס [Sámeh]
15 Për ty kalimtarët përplasin duart me tallje,+
fërshëllejnë+ dhe, duke tundur kokën+ për bijën e Jerusalemit, thonë:
«Ky qenka qyteti për të cilin thuhej: ‘Ai është përsosmëria e bukurisë, ngazëllimi i tokës mbarë.’»+
פ [Peʼ]
16 Tërë armiqtë e tu hapin gojën kundër teje.+
Fërshëllejnë e kërcëllijnë dhëmbët+ dhe thonë: «Do ta përpijmë.+
Kjo është dita që shpresonim të vinte.+ E arritëm dhe e pamë!»+
ע [ʽÁjën]
17 Jehovai ka bërë atë që kishte ndër mend,+ ka përmbushur atë që tha,+
atë që urdhëroi kohë më parë.+ Ai të shembi dhe nuk pati aspak dhembshuri.+
Ai bën që armiku të gëzohet për ty+ dhe bririn e kundërshtarit tënd e ngriti lart.+
צ [Cadhé]
18 Zemra jote i ka thirrur Jehovait,+ o mur i bijës së Sionit!+
Le të të rrjedhin lotët si rrëke ditë e natë.+
Mos rri si e mpirë dhe bebëza e syrit tënd të mos gjejë qetësi.
ק [Kof]
19 Çohu! Rënko gjatë natës, në fillim të ndërresës+ së mëngjesit.
Porsi uji zbraze zemrën+ para Jehovait.+
Shtriji duart në lutje+ drejt tij për shpirtin e fëmijëve të tu,
që prej zisë së bukës po mpaken rrugëve.+
ר [Resh]
20 Shiko, o Jehova, dhe vështroje+ atë me të cilin je sjellë kaq rreptë.
A duhet të hanë gratë frytin e barkut të tyre, fëmijët që kanë lindur të shëndetshëm?+
A duhet të vriten prifti dhe profeti në shenjtëroren e Jehovait?+
ש [Shin]
21 Djali dhe plaku+ dergjen rrugëve.+
Virgjëreshat dhe djemtë e mi kanë rënë nga shpata.+
Ti ke vrarë në ditën e zemërimit tënd,+ ke therur+ pa pikë dhembshurie.+
ת [Ta]