Dirigjuesit. Psalm i Davidit.
14 I pamendi thotë me vete:
«S’ka Jehova.»+
Bën të këqija+ dhe ka sjellje të pështirë.
S’ka asnjë që të bëjë të mirën.+
2 Por Jehovai vështron nga qielli bijtë e njerëzve,+
për të parë nëse ka ndonjë me gjykim të thellë, ndonjë që kërkon Jehovain.+
3 Të gjithë janë larguar,+ të gjithë janë të korruptuar.+
S’ka asnjë që të bëjë të mirën,+
as edhe një.+
4 Vallë, nuk ka marrë njohuri asnjë nga ata që merren me të këqija,+
ata që përpijnë popullin tim si të jenë duke ngrënë bukë?+
As i kanë thirrur Jehovait.+
5 I kishte pushtuar një tmerr i madh,+
sepse Jehovai është mes të drejtëve.+
6 Ju e turpëroni të munduarin për planet e veta,
ngaqë Jehovai është streha e tij.+
7 Ah, sikur nga Sioni të vinte shpëtimi i Izraelit!+
Le të gëzojë Jakobi, le të gëzojë Izraeli,+
kur Jehovai të kthejë popullin e tij, që ishte në robëri!+