Zakaria
1 Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit,+ fjala e Jehovait iu drejtua Zakarisë,+ birit të Berekisë, birit të profetit Ido:+ 2 «Jehovai u indinjua me etërit tuaj, madje shumë.+
3 Thuaju atyre: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Kthehuni tek unë,+—thotë Jehovai i ushtrive,—dhe unë do të kthehem te ju’,+—thotë Jehovai i ushtrive.
4 Mos u bëni si etërit tuaj,+ të cilëve profetët e mëparshëm u thirrën:+ ‘Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Kthehuni, ju lutem, nga udhët dhe nga veprimet tuaja të këqija.”+
“Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vëmendje”,+—thotë Jehovai.
5 “E pra, ku janë etërit tuaj?+ Po profetët,+ mos vallë do të jetonin përgjithnjë? 6 Megjithatë, a nuk arritën deri tek etërit tuaj+ fjalët dhe rregullat që u urdhërova shërbëtorëve të mi, profetëve?”+ Kështu, ata u kthyen dhe thanë: “Jehovai i ushtrive ka bërë me ne si kishte ndër mend të bënte,+ sipas udhëve që kemi ndjekur dhe sipas veprimeve tona.”’”»+
7 Ditën e njëzetekatërt të muajit të njëmbëdhjetë, domethënë në muajin shebat, në vitin e dytë të mbretërimit të Darit,+ fjala e Jehovait iu drejtua Zakarisë,+ birit të Berekisë, birit të profetit Ido:+ 8 «Natën pashë një burrë+ mbi një kalë të kuq.+ Ai rrinte pa lëvizur mes mërsinave+ që gjendeshin në një gropë të thellë. Prapa tij kishte kuaj të kuq, të kuq të ndezur dhe të bardhë.»+
9 Unë pyeta: «Cilët janë këta, imzot?»+
Atëherë engjëlli që po fliste me mua më tha:+ «Ta tregoj unë se cilët janë.»
10 Pastaj, burri që po rrinte pa lëvizur mes mërsinave u përgjigj: «Këta i ka dërguar Jehovai për të përshkuar tokën.»+ 11 Ata iu përgjigjën engjëllit të Jehovait që po rrinte mes mërsinave: «E kemi përshkuar tokën+ dhe ja, tërë toka është e qetë e s’ka trazira.»+
12 Atëherë engjëlli i Jehovait tha: «Deri kur, o Jehova i ushtrive, nuk do të kesh mëshirë për Jerusalemin dhe për qytetet e Judës+ që i ke dënuar këta shtatëdhjetë vjet?»+
13 Dhe Jehovai iu përgjigj engjëllit që po fliste me mua, me fjalë të mira, fjalë ngushëlluese.+ 14 Atëherë engjëlli që po më fliste vazhdoi të më thoshte: «Thirr: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Për Jerusalemin dhe Sionin zieja thellë përbrenda.*+ 15 Jam shumë i indinjuar me kombet që rrinë rehat.+ Vërtet që unë u indinjova deri në njëfarë mase,+ por ato e tepruan, duke e bërë gjëmën edhe më të madhe.’”+
16 Prandaj kështu thotë Jehovai: ‘Unë do të kthehem në Jerusalem dhe do t’i tregoj mëshirë.+ Në të do të ndërtohet shtëpia ime,+—thotë Jehovai i ushtrive,—dhe mbi Jerusalemin do të shtrihet një litar për matje.’+
17 Thirr përsëri: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Në qytetet e mia do të gufojë prapë mirësia.+ Jehovait prapë do t’i vijë keq për Sionin+ dhe do ta zgjedhë sërish Jerusalemin.’”»+
18 Unë ngrita sytë dhe pashë katër brirë.+ 19 Kështu që i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Çfarë janë këta?» Ai m’u përgjigj: «Janë brirët që shpërndanë Judën,+ Izraelin+ dhe Jerusalemin.»+
20 Veç këtyre, Jehovai më tregoi katër artizanë. 21 Atëherë thashë: «Pse po vijnë këta? Çfarë do të bëjnë?»
Ai u përgjigj: «Janë brirët+ që e shpërndanë Judën, aq sa askush nuk e ngriti kokën. Këta të tjerët do të vijnë për t’u futur të dridhurat, për të rrëzuar brirët* e kombeve që po ngrenë një bri kundër vendit të Judës, me qëllim që ta shpërndajnë.»+