Psalmet
Psalm i Davidit.
28 Ty të thërras pareshtur, o Jehova.+
O Shkëmbi im, mos u bëj i shurdhër me mua,+
mos rri në heshtje,+
përndryshe, unë do të bëhem si ata që futen në gropë.+
2 Dëgjoji përgjërimet e mia kur të thërras për ndihmë,
kur i ngre duart në lutje+ drejt dhomës më të shenjtë* të shenjtërores sate.+
3 Mos më ndëshko bashkë me të ligjtë e me ata që merren me të këqija,+
me ata që u thonë fjalë paqeje shokëve të tyre,+ por që në zemër bluajnë të këqija.+
4 Shpaguaji ata sipas veprave të tyre+
dhe sipas të këqijave që bëjnë.+
Shpaguaji sipas veprave të duarve të tyre.+
Kthejua siç e meritojnë.+
5 Sepse i shpërfillin veprat e Jehovait+
dhe atë që kanë bërë duart e tij.+
Ai do t’i rrëzojë e nuk do t’i ngrejë më.
6 Bekuar qoftë Jehovai, sepse i dëgjoi përgjërimet e mia!+
7 Jehovai është forca+ dhe mburoja+ ime.
Tek ai beson zemra ime.+
Tek ai gjeta ndihmë, prandaj më ngazëllon zemra,+
dhe me këngën time do ta përlëvdoj.+