Këngë e Davidit.
29 Pranoni Jehovain, o bij të të fortëve!
Jepini Jehovait lavdi dhe pranoni forcën e tij!+
2 Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!+
Përkuluni para Jehovait, të stolisur me veshje të shenjta!+
3 Zëri i Jehovait qëndron mbi ujërat;+
Perëndia i lavdishëm+ gjëmon.+
Po, Jehovai rri mbi ujërat e shumta.+
4 Zëri i Jehovait është i fuqishëm,+
zëri i Jehovait është madhështor.+
5 Zëri i Jehovait thyen cedrat,
po, Jehovai i copëton cedrat e Libanit.+
6 Ai i bën të kërcejnë si viçat+
Libanin dhe Sirionin,+ i bën të kërcejnë si të vegjlit e demave të egër.
7 Zëri i Jehovait laton me flakët e zjarrit,+
8 zëri i Jehovait bën që shkretëtira të përpëlitet,+
Jehovai bën që shkretëtira e Kadeshit+ të përpëlitet.
9 Zëri i Jehovait bën që drenushat të përdridhen nga dhembjet e lindjes,+
dhe i zhvesh krejt pyjet.+
Në tempullin e tij të gjithë thërrasin: «Lavdi Perëndisë!»+
10 Jehovai e ka vënë fronin mbi përmbytjen;+
Jehovai ulet si mbret në jetë të jetëve.+
11 Jehovai do t’i japë forcë popullit të tij.+
Jehovai do ta bekojë popullin e tij me paqe.+