Zakaria
8 Fjala e Jehovait të ushtrive u drejtua akoma: 2 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive:+ ‘Për Sionin do të ziej përbrenda, po, shumë.*+ Për të do të ziej përbrenda dhe do të më hipë tërbimi.’»+
3 Kështu thotë Jehovai: ‘Unë do të kthehem në Sion+ dhe do të banoj në mes të Jerusalemit.+ Jerusalemi do të quhet qyteti i vërtetësisë,+ kurse mali i Jehovait+ të ushtrive, mali i shenjtë.’»+
4 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Në sheshet e Jerusalemit+ do të ulen ende të moshuar e të moshuara, me shkop+ në dorë, për shkak të ditëve të shumta. 5 Sheshet e qytetit do të mbushen me djem e vajza që luajnë në to.’»+
6 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Edhe sikur të duket e pamundur për ata që kanë mbetur nga ky popull në ato ditë, a do të jetë e pamundur edhe për mua?’,+—thotë Jehovai i ushtrive.»
7 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ja tek po e shpëtoj popullin tim nga vendi ku lind dielli dhe nga vendi ku perëndon.+ 8 Unë do t’i sjell dhe ata do të banojnë në mes të Jerusalemit.+ Ata do të jenë populli im+ dhe unë do të jem Perëndia i tyre që tregon vërtetësi dhe drejtësi.’»+
9 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Merrni zemër dhe vërini krahët punës,+ o ju që këto ditë po dëgjoni këto fjalë nga goja e profetëve,+ që ishin ditën kur u hodhën themelet për ndërtimin e tempullit të Jehovait të ushtrive.+ 10 Para atyre ditëve nuk kishte pagë për njerëzit+ dhe as pagesë për kafshët shtëpiake. Për shkak të kundërshtarit nuk kishte paqe as për atë që dilte, as për atë që hynte,+ sepse unë vazhdoja t’i shtyja të gjithë njerëzit kundër njëri-tjetrit.’+
11 ‘Por tani nuk do të jem si në ditët e mëparshme me ata që kanë mbetur nga ky popull,+—thotë Jehovai i ushtrive.— 12 Sepse do të ketë farë paqeje.+ Hardhia do të japë frytin e saj,+ toka do të japë prodhimin e saj+ dhe qiejt do të japin vesën e tyre.+ Ata që do të mbeten nga ky popull+ do t’i bëj të trashëgojnë të gjitha këto gjëra.+ 13 Nëse deri tani ju përdornin si një mallkim mes kombeve,+ o shtëpi e Judës dhe e Izraelit,+ unë do t’ju shpëtoj, dhe do të përdoreni si një bekim.+ Mos kini frikë.+ Merrni zemër dhe vërini krahët punës!’+
14 Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ashtu si kisha ndër mend t’ju sillja një gjëmë, për shkak se paraardhësit tuaj më indinjuan,+—thotë Jehovai i ushtrive,—dhe nuk më erdhi keq,+ 15 edhe këto ditë do të kem ndër mend ta trajtoj mirë Jerusalemin dhe shtëpinë e Judës.+ Mos kini frikë.’+
16 ‘Këto gjëra duhet të bëni:+ I thoni të vërtetën njëri-tjetrit.+ Në portat tuaja gjykoni në përputhje me të vërtetën dhe me paqe.+ 17 Mos kurdisni gjëra të këqija për njëri-tjetrin në zemrën tuaj+ dhe mos e doni benë e rreme,+ sepse të gjitha këto gjëra i kam urryer’,+—thotë Jehovai.»
18 Fjala e Jehovait të ushtrive m’u drejtua akoma: 19 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Agjërimi i muajit të katërt,+ i muajit të pestë,+ i muajit të shtatë+ dhe ai i muajit të dhjetë+ do të kthehen për shtëpinë e Judës në raste ngazëllimi, gëzimi dhe periudhash të këndshme feste.+ Duajeni, pra, të vërtetën dhe paqen.’+
20 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Do të vijnë ende popuj dhe banorë të shumë qyteteve.+ 21 Banorët e njërit qytet do të shkojnë tek ata të tjetrit e do t’u thonë: ‘Le të shkojmë me zell+ për të marrë pëlqimin*+ e Jehovait dhe për të kërkuar Jehovain e ushtrive. Do të shkoj edhe unë.’+ 22 Shumë njerëz dhe kombe të fuqishme do të vijnë që të kërkojnë Jehovain e ushtrive në Jerusalem+ dhe që të marrin pëlqimin e Jehovait.”
23 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Ato ditë, dhjetë burra nga të gjitha gjuhët e kombeve+ do të kapin,+ po, do të mbërthejnë cepin e rrobës së një judeu+ e do të thonë: ‘Ne do të vijmë me ju,+ sepse kemi dëgjuar që Perëndia është me ju.’”»+