2 Selanikasve
2 Megjithatë, vëllezër, për sa i përket pranisë+ së Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe të mbledhurit tonë bashkë pranë tij,+ ju kërkojmë 2 të mos tronditeni shpejt në gjykimin tuaj e të mos trazoheni, as nga ndonjë shprehje e frymëzuar,+ as nga ndonjë lajm gojor,+ as nga ndonjë letër,+ gjoja e shkruar nga ne, sikur erdhi dita+ e Jehovait.
3 Askush të mos ju joshë në ndonjë mënyrë, sepse ajo nuk do të vijë pa ardhur më parë apostazia+ dhe pa u zbuluar+ njeriu i paligjshmërisë,+ biri i shkatërrimit.+ 4 Ai është kundër+ kujtdo që quhet «perëndi» ose objekt nderimi të thellë, dhe ngrihet mbi ta, saqë ulet në tempullin e Perëndisë, duke treguar hapur se është një perëndi.+ 5 A nuk ju kujtohet që jua thosha+ këto gjëra, ndërsa isha ende me ju?
6 Kështu, tani e dini se cila është ajo gjë+ që vepron si një forcë frenuese+ që ai të zbulohet në kohën e caktuar.+ 7 Vërtet, kjo paligjshmëri, që është një mister, tashmë është në veprim,+ por vetëm derisa të mos jetë më ai që tani po vepron si një forcë frenuese.+ 8 Atëherë, vërtet do të zbulohet i paligjshmi, të cilin Zotëria Jezu do ta shfarosë me frymën e gojës së tij+ dhe do ta asgjësojë me shfaqjen+ e pranisë+ së tij. 9 Por prania e të paligjshmit vjen me veprimin+ e Satanait me çdo vepër të fuqishme, shenja e çudira të gënjeshtërta+ 10 dhe me çdo mashtrim+ që mund të sjellë padrejtësia. Të gjitha këto do t’i pësojnë ata që po marrin fund,+ si shpagim ngaqë nuk pranuan ta donin+ të vërtetën, që të shpëtonin.+ 11 Prandaj, Perëndia lë që mbi ta të veprojë një ndikim mashtrues, që ata t’i besojnë gënjeshtrës,+ 12 që të gjykohen të gjithë, pasi nuk e besuan të vërtetën,+ por gjetën ëndje në padrejtësi.+
13 Megjithatë, ne e kemi për detyrë të falënderojmë gjithmonë Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur për Jehovain, sepse Perëndia ju zgjodhi+ për shpëtim që nga fillimi, duke ju shenjtëruar+ me frymë+ dhe prej besimit tuaj në të vërtetën.+ 14 Nëpërmjet lajmit të mirë që ne shpallim,+ ai ju thirri pikërisht për këtë qëllim: që të merrni lavdinë e Zotërisë tonë Jezu Krisht.+ 15 Prandaj vëllezër, qëndroni të patundur+ dhe mbani fort traditat+ që ju janë mësuar, qoftë me ndonjë lajm gojor, qoftë me ndonjë letër prej nesh. 16 E Zotëria ynë Jezu Krisht dhe Perëndia, Ati ynë, që na deshi+ dhe na dha ngushëllim të përhershëm e shpresë+ të mrekullueshme me anë të dashamirësisë së pamerituar, 17 ngushëllofshin zemrat tuaja dhe ju bëfshin të patundur në çdo vepër e fjalë të mirë!+