Ligji i përtërirë
3 Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm udhës së Bashanit. Atëherë Ogu,+ mbreti i Bashanit, bashkë me tërë popullin e tij, doli kundër nesh në betejën që u bë në Edrei.+ 2 Por Jehovai më tha: ‘Mos ki frikë nga ai,+ sepse atë, mbarë popullin dhe vendin e tij do të ta jap në dorë. Bëj me të si bëre me Sihonin,+ mbretin e amoritëve që banonte në Heshbon.’ 3 Kështu Jehovai, Perëndia ynë, na e dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, dhe mbarë popullin e tij. Ne e goditëm atë pa pushim, gjersa nuk mbeti asnjë i gjallë.+ 4 Në atë kohë, ne morëm gjithë qytetet e tij. Nuk mbeti pa marrë asnjë qytet: gjashtëdhjetë qytete,+ gjithë viset e Argobit,+ mbretërinë e Ogut në Bashan.+ 5 Që të gjitha ishin qytete të fortifikuara me mure të larta, dyer e shula, përveç shumë e shumë fshatrave. 6 Megjithatë, ne i shkatërruam,+ si bëmë me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke i rrënuar të gjitha qytetet e duke shfarosur burra, gra dhe fëmijë të vegjël.+ 7 Tërë kafshët shtëpiake dhe plaçkën e qyteteve i morëm për vete.+
8 Në atë kohë morëm nga duart e dy mbretërve të amoritëve,+ që ishin në viset e Jordanit, vendin nga lugina e përroit të Arnonit+ deri në malin e Hermonit;+ 9 (sidonitët e quanin Hermonin Sirion,+ kurse amoritët e quanin Senir),+ 10 tërë qytetet e rrafshnaltës, mbarë Galaadin dhe mbarë Bashanin deri në Salekah+ dhe në Edrei,+ qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan. 11 Vetëm Ogu, mbreti i Bashanit, kishte mbetur nga refaimët.+ Vigu ku u vendos kufoma e tij, ishte prej hekuri. Ai ndodhet në Rabah,+ në qytetin e bijve të Amonit. Ai ishte i gjatë nëntë kute dhe i gjerë katër kute, sipas kutit të njeriut. 12 Në atë kohë, ne e shtimë në dorë atë vend. Territorin që nga Aroeri,+ pranë luginës së përroit të Arnonit, dhe gjysmën e rajonit malor të Galaadit bashkë me qytetet e tij ua dhashë rubenitëve dhe gaditëve.+ 13 Pjesën tjetër të Galaadit+ dhe tërë Bashanin+ që bënte pjesë në mbretërinë e Ogut ia dhashë gjysmës së fisit të Manaseut. Tërë viset e Argobit,+ domethënë gjithë Bashani, a nuk quhen vendi i refaimëve?+
14 Jairi,+ biri i Manaseut, mori gjithë viset e Argobit+ deri në kufi me geshuritët+ dhe makathitët.+ Atyre fshatrave të Bashanit ai u vuri emrin e tij Havot-Jair,+ dhe kështu quhen edhe sot. 15 Makirit+ i dhashë Galaadin.+ 16 Rubenitëve+ dhe gaditëve u dhashë pjesën nga Galaadi+ deri në luginën e përroit të Arnonit, me mesin e luginës së përroit që shërben si kufi, deri në luginën e përroit të Jabokut, që është kufiri i bijve të Amonit;+ 17 Arabahun, Jordanin dhe pjesën lindore të luginës së tij, nga Kinereti+ deri në detin Arabah, Detin e Kripur,+ që është rrëzë shpateve të Pisgahut,+ andej nga lind dielli.
18 Prandaj në atë kohë unë ju urdhërova: ‘Jehovai, Perëndia juaj, jua ka dhënë këtë vend që ta shtini në dorë. Të gjithë ju burrat trima, do të kaloni të armatosur+ para vëllezërve tuaj, bijve të Izraelit. 19 Vetëm gratë, fëmijët dhe bagëtia juaj (unë e di mirë që ju keni shumë bagëti) do të vazhdojnë të qëndrojnë në qytetet që ju dhashë,+ 20 deri kur Jehovai t’u japë prehje vëllezërve tuaj ashtu si edhe juve dhe të marrin edhe ata tokën që Jehovai, Perëndia juaj, po u jep matanë Jordanit. Pas kësaj ju kthehuni secili në zotërimin që i dhashë.’+
21 Pikërisht në këtë kohë, urdhërova Josiun+ e i thashë: ‘Ti i pe me sytë e tu të gjitha ato që Jehovai, Perëndia juaj, u bëri këtyre dy mbretërve. Jehovai do të bëjë të njëjtën gjë me të gjitha mbretëritë nga do të kalosh.+ 22 Mos kini frikë prej tyre, sepse për ju lufton Jehovai, Perëndia juaj.+
23 Unë i kërkova hir Jehovait dhe i thashë: 24 ‘O Zotëri Sovran Jehova, ti po i tregon shërbëtorit tënd madhështinë+ dhe krahun tënd të fortë,+ sepse ku ka perëndi në qiej a në tokë që të bëjë vepra dhe bëma kaq të fuqishme si ato që bën ti?+ 25 Lërmë, të lutem, të kaloj e të shoh vendin e mirë+ që është matanë Jordanit, ato vise të mira malore+ dhe Libanin.’+ 26 Por Jehovai ishte ende i zemëruar pa masë me mua, për shkakun tuaj,+ dhe nuk më dëgjoi. Përkundrazi, Jehovai më tha: ‘Mjaft më! Mos më fol më kurrë për këtë gjë. 27 Ngjitu në majë të Pisgahut+ dhe ngri sytë nga perëndimi, veriu, jugu dhe lindja. Shihe vendin me sy, sepse ti nuk do ta kalosh Jordanin.+ 28 Veç kësaj, lërja detyrën+ Josiut, jepi zemër e forcoje, sepse ai do të kalojë+ në krye të këtij populli dhe do t’i japë si trashëgimi vendin që do të shohësh.’+ 29 Gjatë gjithë asaj kohe ne banonim në luginën që gjendet përballë Beth-Peorit.+