Ezekieli
44 Ai më ktheu mbrapsht nga porta e jashtme e shenjtërores që ishte nga lindja,+ dhe ajo ishte e mbyllur.+ 2 Atëherë Jehovai më tha: «Kjo portë do të mbetet e mbyllur, nuk do të hapet. Asnjë njeri nuk do të hyjë nëpër të, sepse atje ka kaluar vetë Jehovai, Perëndia i Izraelit,+ prandaj do të mbetet e mbyllur. 3 Megjithatë prijësi,+ meqenëse është prijës, do të ulet atje, që të hajë bukën para Jehovait.+ Ai do të hyjë nga portiku i portës dhe do të dalë po nga ajo rrugë.»+
4 Pastaj, duke kaluar nëpër portën e veriut, ai më çoi përpara Shtëpisë, që të shihja diçka dhe ja, lavdia e Jehovait kishte mbushur shtëpinë e Jehovait.+ Atëherë unë u përkula me fytyrë përdhe.+ 5 Jehovai më tha: «Bir njeriu, shiko me sy e dëgjo me veshë tërë ato që po të them për të gjitha normat që duhen ndjekur në shtëpinë e Jehovait dhe për të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me të, e rrënjosi në zemër.+ Ki kujdes hyrjen e Shtëpisë me tërë daljet e shenjtërores. 6 Thuaji Rebelimit,+ shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘O shtëpi e Izraelit, mjaft më me ju, për shkak të gjithë atyre gjërave të pështira që bëni.+ 7 Ju sillni të huaj të parrethprerë në zemër e në mish,+ që të rrinë në shenjtëroren time për ta përdhosur, po, për të përdhosur shtëpinë time. Ju paraqitni bukën time,+ domethënë dhjamin+ dhe gjakun,+ por ndërkohë besëlidhja ime shkelet, për shkak të tërë gjërave të pështira që bëni.+ 8 Ju nuk jeni kujdesur të plotësoni detyrimet tuaja në lidhje me gjërat e mia të shenjta+ dhe as keni vënë të tjerë në vendin tuaj, që të kujdesen për shenjtëroren time.’+
9 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Asnjë i huaj i parrethprerë në zemër dhe në mish nuk mund të hyjë në shenjtëroren time, domethënë as edhe një i huaj nga ata që janë mes bijve të Izraelit.+
10 Por levitët që u larguan nga unë+ kur Izraeli shkoi larg meje për të rendur pas idhujve të tij të pështirë,* do të mbajnë fajin e tyre.+ 11 Më pas, ata do të shërbejnë në shenjtëroren time si mbikëqyrës të portave të Shtëpisë dhe do të jenë shërbëtorë brenda saj.+ Ata do të therin blatimet e plota të djegura dhe flijimet për popullin,+ dhe do të qëndrojnë para tij për t’i shërbyer.+ 12 Meqë ata i shërbenin atij para idhujve të tij të pështirë+ dhe i shtynë ata të shtëpisë së Izraelit të bëheshin me faj,+ unë e kam ngritur dorën kundër tyre,+—thotë Zotëria Sovran Jehova,—dhe ata do të mbajnë fajin e tyre. 13 Ata nuk do të afrohen më për të më shërbyer si priftërinj dhe nuk do t’i afrohen asnjërës prej gjërave të mia të shenjta, që janë shumë të shenjta.+ Ata do të mbajnë mbi vete poshtërimin e tyre dhe pasojat e gjërave të pështira që bënë.+ 14 Unë do t’i vë të kujdesen për të plotësuar detyrimet e tyre në lidhje me Shtëpinë, në lidhje me çdo shërbim dhe në lidhje me gjithçka që duhet bërë në të.+
15 Priftërinjtë levitë,+ bijtë e Sadokut,+ që u kujdesën për shenjtëroren time kur bijtë e Izraelit u larguan nga unë,+ do të afrohen për të më shërbyer dhe do të rrinë para meje+ për të më paraqitur dhjamë+ dhe gjak,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.— 16 Pikërisht ata do të hyjnë në shenjtëroren time,+ do t’i afrohen tryezës sime, që të më shërbejnë+ dhe do të kujdesen që të plotësojnë detyrimet që kanë ndaj meje.+
17 Kur të hyjnë nëpër portat e oborrit të brendshëm, ata duhet të veshin rroba liri. Nuk duhet të kenë rroba leshi kur të shërbejnë në portat e oborrit të brendshëm dhe brenda.+ 18 Kokën duhet ta mbulojnë me diçka prej liri+ dhe rreth ijëve duhet të mbajnë mbathje prej liri.+ Nuk duhet të vishen me asgjë që shkakton djersë. 19 Kur të dalin në oborrin e jashtëm, ku rri populli, duhet t’i heqin rrobat me të cilat shërbenin,+ t’i vënë në dhomat e shenjta të ngrënies+ e të veshin rroba të tjera, që të mos e shenjtërojnë në mënyrë të papërshtatshme popullin me rrobat e tyre.+ 20 Të mos e rruajnë kokën+ dhe flokët të mos i lënë të lëshuar, por duhet t’i shkurtojnë patjetër flokët.+ 21 Asnjë prift të mos pijë verë kur të hyjë në oborrin e brendshëm.+ 22 Të mos marrin për grua një vejushë ose grua të divorcuar,+ por të marrin një virgjëreshë nga pasardhësit e shtëpisë së Izraelit+ ose një vejushë që ka qenë gruaja e një prifti.
23 Ata duhet t’i mësojnë popullit tim ndryshimin mes asaj që është e shenjtë dhe asaj që është e përdhosur dhe t’i bëjnë të njohur ndryshimin mes asaj që është e papastër dhe asaj që është e pastër.+ 24 Ata duhet të jenë gjykatës për çështje ligjore+ dhe të gjykojnë sipas vendimeve të mia gjyqësore.+ Duhet të zbatojnë të gjitha ligjet dhe normat e mia, lidhur me të gjitha festat e mia+ dhe të shenjtërojnë sabatet e mia.+ 25 Ata nuk duhet t’i afrohen një njeriu të vdekur, që të mos bëhen të papastër. Ata mund të bëhen të papastër vetëm për babanë, nënën, birin, bijën, vëllanë ose motrën e pamartuar.+ 26 Pasi prifti të pastrohet, për të do të numërohen shtatë ditë.+ 27 Ditën që do të hyjë në vendin e shenjtë, në oborrin e brendshëm, për të shërbyer në vendin e shenjtë, ai duhet të paraqitë blatimin e tij për mëkatin,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
28 Ja, trashëgimia e priftërinjve: trashëgimia e tyre do të jem unë.+ Ju nuk do t’u jepni atyre asnjë zotërim në Izrael, sepse zotërimi i tyre jam unë. 29 Ata janë të vetmit që do të hanë+ blatimin në drithë, blatimin për mëkatin dhe blatimin për fajin. Çdo gjë e shenjtëruar në Izrael do të jetë për ta.+ 30 Pjesa më e mirë e të gjitha prodhimeve të hershme dhe të gjitha kontributet e çdo lloji, do të jenë për priftërinjtë.+ Duhet t’i jepni priftit prodhimin e parë të miellit të bluar ashpër,+ që mbi shtëpinë tuaj të prehet bekimi.+ 31 Priftërinjtë nuk duhet të hanë mishin e asnjë gjëje të ngordhur, të ndonjë zogu ose kafshe të shqyer.+