Ezekieli
48 Më poshtë janë emrat e fiseve. Skaji verior, anash përgjatë rrugës për në Hethlon+ deri në hyrje të Hamathit,+ shtrihej deri në Hazar-Enan,+ domethënë deri në kufirin e Damaskut në veri, në rajonin afër Hamathit, me kufi në lindje dhe perëndim: kjo është pjesa e Danit.+ 2 Në kufi me Danin, nga kufiri lindor në atë perëndimor, është pjesa e Asherit.+ 3 Në kufi me Asherin, nga kufiri lindor deri në atë perëndimor, është pjesa e Neftalit.+ 4 Në kufi me Neftalin, nga kufiri lindor në atë perëndimor, është pjesa e Manaseut.+ 5 Në kufi me Manaseun, nga kufiri lindor në atë perëndimor, është pjesa e Efraimit.+ 6 Në kufi me Efraimin, nga kufiri lindor në atë perëndimor, është pjesa e Rubenit.+ 7 Në kufi me Rubenin, nga kufiri lindor në atë perëndimor, është pjesa e Judës.+ 8 Në kufi me Judën, nga kufiri lindor në atë perëndimor, do të jetë kontributi që do të jepni, me gjerësi njëzet e pesë mijë kute+ dhe gjatësi sa pjesët e tjera, duke nisur nga kufiri lindor në atë perëndimor. Në mes të tij do të jetë shenjtërorja.+
9 Kontributi që do t’i jepni Jehovait, do të jetë njëzet e pesë mijë kute i gjatë dhe dhjetë mijë kute i gjerë. 10 Ky do të jetë kontributi i shenjtë për priftërinjtë,+ dhe do të jetë njëzet e pesë mijë kute i gjatë në anën veriore, dhjetë mijë kute i gjerë në anën perëndimore, dhjetë mijë kute i gjerë në anën lindore dhe njëzet e pesë mijë kute i gjatë në anën jugore. Në mes të tij do të jetë shenjtërorja e Jehovait.+ 11 Ai do të jetë për priftërinjtë që janë shenjtëruar ndër bijtë e Sadokut+ e që u kujdesën për të plotësuar detyrimet që kishin ndaj meje, që nuk u larguan prej meje kur u larguan bijtë e Izraelit, njësoj siç u larguan edhe levitët.+ 12 Në kufi me levitët, ata do të kenë si një gjë shumë të shenjtë,+ një pjesë nga vendi që do të jepet si kontribut.
13 Ngjitur me territorin e priftërinjve do të jetë pjesa e levitëve,+ me përmasa njëzet e pesë mijë kute e gjatë dhe dhjetë mijë kute e gjerë. Tërë gjatësia do të jetë njëzet e pesë mijë kute dhe gjerësia dhjetë mijë kute.+ 14 Ata nuk duhet ta shesin, nuk duhet ta këmbejnë dhe as ta japin pjesën më të mirë të vendit, sepse ajo është e shenjtë për Jehovain.+
15 Pesë mijë kutet që mbeten nga gjerësia njëzet e pesë mijë kute, nuk janë të shenjtëruara. Ato janë për qytetin,+ për banesa dhe për kullota. Qyteti do të jetë në mes të kësaj pjese.+ 16 Përmasat e qytetit janë: kufiri verior katër mijë e pesëqind kute, kufiri jugor katër mijë e pesëqind kute, kufiri lindor katër mijë e pesëqind kute dhe kufiri perëndimor katër mijë e pesëqind kute. 17 Qyteti do të ketë një kullotë+ me përmasa dyqind e pesëdhjetë kute në veri, dyqind e pesëdhjetë kute në jug, dyqind e pesëdhjetë kute në lindje dhe dyqind e pesëdhjetë kute në perëndim.
18 Ajo që mbetet nga gjatësia, do të jetë njësoj me kontributin e shenjtë,+ dhjetë mijë kute në lindje dhe dhjetë mijë kute në perëndim. Ajo do të jetë njësoj me kontributin e shenjtë, dhe prodhimi i saj do të shërbejë si ushqim për ata që shërbejnë në qytet.+ 19 Ajo do të kultivohet nga ata që shërbejnë në qytet dhe që kanë ardhur nga të gjitha fiset e Izraelit.+
20 Tërë kontributi është njëzet e pesë mijë kute për njëzet e pesë mijë. Ju duhet të jepni si kontribut të shenjtë një pjesë katrore, duke përfshirë qytetin dhe pronën e tij.
21 Ajo që mbetet, do të jetë për prijësin,+ si nga njëra anë, ashtu edhe nga ana tjetër e kontributit të shenjtë dhe e qytetit me pronën e tij,+ përbri njëzet e pesë mijë kuteve të kontributit nga kufiri lindor dhe në perëndim përbri njëzet e pesë mijë kuteve nga kufiri perëndimor.+ Pjesa e prijësit do të jetë si pjesët e fiseve, dhe në mes të saj do të jetë kontributi i shenjtë dhe shenjtërorja e Shtëpisë.
22 Prona e levitëve dhe prona e qytetit do të jenë në mes të pjesës që i përket prijësit. Pjesa e prijësit do të shtrihet nga kufiri i Judës+ deri në kufirin e Beniaminit.
23 Për sa i përket pjesës tjetër të fiseve, nga kufiri lindor deri në atë perëndimor, është pjesa e Beniaminit.+ 24 Afër kufirit të Beniaminit, nga kufiri lindor deri në atë perëndimor, është pjesa e Simeonit.+ 25 Afër kufirit të Simeonit, nga kufiri lindor deri në atë perëndimor, është pjesa e Isakarit.+ 26 Afër kufirit të Isakarit, nga kufiri lindor deri në atë perëndimor, është pjesa e Zabulonit.+ 27 Afër kufirit të Zabulonit, nga kufiri lindor deri në atë perëndimor, është pjesa e Gadit.+ 28 Afër kufirit jugor të Gadit, në jug, kufiri do të jetë nga Tamara+ deri në ujërat e Meribat-Kadeshit,+ dhe nga lugina e përroit të Egjiptit+ deri në Detin e Madh.+
29 Ky është vendi që do t’u ndani me short si trashëgimi fiseve të Izraelit,+ dhe këto do të jenë pjesët e tyre,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
30 Daljet e qytetit do të jenë këto: kufiri verior do të jetë katër mijë e pesëqind kute.+
31 Portat e qytetit do të mbajnë emrat e fiseve të Izraelit. Në veri do të ketë tri porta: porta e Rubenit, porta e Judës dhe porta e Levit.
32 Kufiri lindor do të jetë katër mijë e pesëqind kute, dhe do të ketë tri porta: porta e Jozefit, porta e Beniaminit dhe porta e Danit.
33 Kufiri jugor do të jetë katër mijë e pesëqind kute, dhe do të ketë tri porta: porta e Simeonit, porta e Isakarit dhe porta e Zabulonit.
34 Kufiri perëndimor do të jetë katër mijë e pesëqind kute, dhe do të ketë tri porta: porta e Gadit, porta e Asherit dhe porta e Neftalit.
35 Rreth e qark, qyteti do të jetë tetëmbëdhjetë mijë kute. Që prej asaj dite, qyteti do të quhet: Vetë Jehovai është atje.»+